Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Call Centerat janë një industri shërbimesh, kryesisht marketingu. Kompanitë e këtij sektori shesin produktet apo shërbimet e bizneseve të tjera, kryesisht të huaja. Për shkak të krahut të lirë të punës që ofron Shqipëria, ky sektor është bërë punëdhënësi më i madh i të rinjve ne vend. Por si funksionon kjo industri dhe A janë vetëm të rinjtë që punojnë? Exclusive sjell detajet sonte në mbrëmje, në ora 20:05.
Shqipëria është një vend që vuan nga papunësia e lartë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i statistikave aktualisht 26.3 për qind e të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç janë të papunë.
Por kjo shifër do të ishte shumë më e lartë nëse në vend nuk do të ekzistonte një industri, që siguron punësim masiv për moshat e reja. Ajo është industria e Call Centerave.
Call Center-at janë një industri shërbimesh, kryesisht marketingu. Kompanitë e këtij sektori shesin produktet apo shërbimet e bizneseve të tjera, kryesisht të huaja. Për shkak të krahut të lirë të punës që ofron Shqipëria, në dhjetë vitet e fundit ky sektor është zgjeruar me ritme të shpejta duke u bërë punëdhënësi më i madh i të rinjve shqiptar.
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 804 kompani call center-ash, të cilat punësojnë mbi 30 mijë vetë. Pas këtij numri qëndrojnë jetë dhe histori të ndryshme.
Një pjese janë studentë që nxjerrin shpenzimet e shkollimit, por 90% e tyre mbajnë familjet.
Top Channel