Rruga penalizon fermerët, prodhimi i qershisë së Velabishtit nuk del në treg

05/05/2018 14:40

Fshati Drobonik i njësisë administrative Velabisht në Berat shquhet për prodhimin e qershive.

Me mijëra hektarë toke kanë zënë sipërfaqen e këtij fshati të mbjella me qershi, por fermerët shprehen se prodhimi u shkon dëm pasi nuk kanë rrugë për ta nxjerrë produktin në treg.

Prej shumë vitesh në këtë aks rrugor nuk është bërë asnjë investim edhe pse kjo rrugë është pjesë e rrugës nacionale Berat-Përmet. Në kohë fushatash thonë fermerët vijnë hedhin pak çakull në rrugë dhe pastaj zhduken deri në zgjedhjet e ardhshme.

Tregtarët që grumbullojnë produktin e fermerëve të Drobonikut thonë se rruga i penalizon shumë.

Zona e Velabishtit është një nga zonat që dallohet për prodhimin e ullinjve të Bilçës, vreshtat e Malinatit dhe qershitë e Drobonikut, por mungon vëmendja e qeverisë për t’u ardhur ne ndihmë fermerëve.

Top Channel