Jose Mourinho këmbëngul: Reali i Madridit? Nuk kam pasur asnjë kontakt. Përsa iu përket 10 kërkesave…
Në ndeshjen ndaj Crystal Palace vetëm tri pikët bënin punë për të mbajtur ende gjallë matematikisht shpresat për një qëndrim në Premier Ligë, por ato nuk erdhën.
Stoke City u mposht 1-2 në sfidën përballë Crystal Palace e tashmë edhe zyrtarisht, skuadra e Xherdan Shaqirit do të luajë sezonin e ardhshëm në Premiership.
Ishte pikërisht shqiptari që luan me Zvicrën ai që mbajti në lojë shpresat e vendasve, kur në minutën e 43 shënoi golin e avantazhit, pas ekzekutimit mjeshtëror të një goditjeje dënimi.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën, Stoke lëshoi terren dhe miqtë, që me fitoren siguronin matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit anglez shtuan presionin.
Golin e barazimit e gjetën në minutën e 68, ndërsa atë të fitores 4 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.
Me këtë rezultat, Stoke e Shaqirit bie në kategorinë inferiore pas një dekade në Premier Ligë.
Top Channel