Bizneset gjermane që kanë investuar në Shqipëri vlerësojnë se situata ekonomike në vend është përmirësuar. Dhoma Gjermane e Tregtisë publikoi sondazhin e përvitshëm me bizneset anëtare, rezultatet e të cilit kanë qenë më optimiste se vitet e shkuara.
Në botë ekzistojnë sporte e rekorde nga më të ndryshmit, e shumë janë të çuditshëm.
Rruga që lidh qytetin antik të Apolonisë me rrugën nacionale Fier-Seman, është dëmtuar rëndë prej një viti.
Ura e Babrrusë lidh Tiranën me Kamzën. E ndërtuar 25 vjet më parë ajo përdorej për makina të tonazhit të rëndë, ndërsa sot me shtimin e popullsisë urën e përdorin dhjetëra mijëra njerëz dhe mjete motorike të llojeve të ndryshme.
Aksi rrugor që lidh Divjakën me autostradën është një ndër rrugët më të ngarkuara në vjeshtë dhe pranverë.
Reforma në drejtësi ka sjellë edhe një risi, prokurorin dhe gjyqtarin e medias. Por prej një viti kjo hallkë e re në sistemin e drejtësisë po shkon në drejtimin e kundër, duke mos bere transparencën. Top Channel monitoroi Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ndodhen disa nga çështjet e rëndësishme me interes të lartë publik, duke i përcjellë kërkesa për informim. Por Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gjetur një justifikim për të shmangur komunikimin dhe përdor termin: Sekret hetimor.
Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar pas takimit me 8 deputetët “faktembledhës” të Holandës se opozita u ka kërkuar që shteti i tyre të miratojë hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.
Zgjedhjet vendore janë më shumë se një vit larg, por mes socialistëve kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të atyre që mund të jenë kandidatë të mundshëm për kryetarë bashkie.
Turizmi po e mbyt planetin. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri i Universitetit të Sidenit, sipas të cilit turizmi global është përgjegjës për 8 përqind të emetimeve të gazrave me efekt serre, 4 herë më shumë nga ç’besohej.
Real Madrid mund të marrë frymë lirisht: Cristiano Ronaldo do të jetë në fushë në finalen e Ligës së Kampioneve, kundër Liverpool, që do të luhet në Kiev më 26 maj. Asi portugez do të duhet të bëjë vetëm një javë pushim, për të qenë gati më 20 maj, në javën e fundit të kampionatit.
Pak ditë më parë i gjithë rrjeti u çmend pasi disa aludime se vogëlushja Stormi është kopja e truprojës së Kylie Jenner qarkulluan pafundësisht online.
Çdo nënë shtatzënë i nënshtrohet eko-s për të parë gjendjen e fëmijës së saj.
Roma dhe Juventus do përballeshin me një fund ideal të sezonit nëse të dielën e Serisë A, fërshëllima e trefishtë në stadiumin “Olimpico” do të sanksiononte barazimin. Kështu “Zonja e Vjetër” merr sigurinë matematikore për titullin ndërsa skuadra kryeqytetase ka sigurinë e kualifikimit në Ligën e Kampioneve.
Ndërsa e gjithë bota ka përjetuar me emocion largimin nga Barcelona, por pothuaj edhe nga futbollit, të ikonës së Barcelonës, Andres Iniesta, një tjetër yll që ka varur më parë këpucët në gozhdë është duke përgatitur ndeshjen e lamtumirës.
Tirana ka nderuar sot me “Çelësin e Qytetit” një nga këngëtaret më të dashura për të gjithë shqiptarët, Nexhmije Pagarushën, e cila ka festuar 85 vjetorin e lindjes.
Në palestër mund të na ndodhë që të shohim njerëz që ne nuk do të mund t’i bëjmë në kushte fizike që kemi.
Kryeministri Rama u shpreh nga Lezha, në fushatën e qeverisë për llogaridhënie publike, se brenda pak javësh do të nisi puna në kantierin e Rrugës së Arbrit.
Jo gjithçka ka shkuar mirë për një të ri që po transmetonte live për disa momente një pamje nga një klub nate. Edhe pse në fund rezultoi me fat.
Teksa përmendi problemin e pronave në Lezhë, Rama foli edhe për drejtësinë në fushatën e qeverisë për llogaridhënie publike në këtë qytet.
Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Austri, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u takua sot në Vjenë me homologun e tij z. Herbert Kickl, Ministër i Brendshëm.
Tapeti i kuq i eventit vjetor “Met Gala” ka parë disa nga veshjet më të çuditshme të personazheve të famshëm ndër vite.
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Parkun Kombëtar “Queen Elizabeth” në Ugandë.
Stërvitja më e madhe të cilën NATO-ja do ta zhvillojë me shtatë aleatë në Detin e Zi, “Mburoja e Detit 2018”, ka filluar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.
Largimi i Arsene Wenger nuk lë vetëm keqardhjen e largimit të një ikone të skuadrës, por edhe vshtirësitë për të gjetur pasuesin. Prej mujash në Angli flitet për njeriun që do të marrë vendin e francezit, por askush nuk i është afruar identikitit.
Shumë nxënësve mund t’u ketë ndodhur që t’i ketë zënë gjumi në klasë, e pjesa më e madhe janë zgjuar të tmerruar kur mësuesja u ka folur.
Rafinha kërkon të qëndrojë te Interi. Mesfushori Brazilian, i ardhur me huazim nga Barcelona në muajin janar, është në limitin e kontratës me zikaltrit, që mund ta bëjnë pjesë të tyre, vetëm duke derdhur në arkat e Barcelonës shumën e 38 milionë eurove, të paracaktuar në kontratë.
Nga shkencëtarët janë zbuluar ilaçe për t’i ardhur në ndihmë njerëzimit, kanë shpikur internetin, teknologjia ka evoluar falë tyre, por ata japin edhe lajme të këqija.
Marrëdhënia mes Presidentit të SHBA dhe Zonjës së Parë duket se nuk është në ditët e saj më të mira.
Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Jacek Czaputowicz.
Presidenti rus ka gjetur mbështetës edhe në Përmet. Parulla pro shefit të Kremlinit janë parë ditët e fundit në qytet.
Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës kanë zbarkuar në Vlorë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës, ku arbitrat e takimit Flamurtatri-Vllaznia janë dhunuar fizikisht në ambjentet e stadiumit.
Ndryshime në stafin teknik të ekipit kombëtar. Ndihmësi i Panuccit, Paolo Rodolfin është ngarkuar me detyrën e vëzhguesit të talenteve, ndërsa vendin e tij do ta marrë një ish-shok skuadre i Panuccit në kohën kur luante te Roma.
Tabela rrugore që drejtojnë shoferët drejt Ambasadës së ardhshme të Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem janë vendosur të hënën, një javë para hapjes së saj, që koinçidon me përvjetorin e 70 të themelimit të Izraelit.
Presidenti Donald Trump ka mbrojtur të përzgjedhurën e tij si shefe të CIA-s, pasi ajo ofroi dorëheqjen në mesin e shqetësimëve për rolin e saj në teknikat e ashpra të marrjes në pyetje, që konsiderohen gjerësisht si tortura.
Bota e futbollit është ende në ankth të madh për shëndetin e Sir Alex Fergusonit. Ish-trajneri legjendar i Manchester United u shtrua mbrëmjen e së shtunës në gjendje kritike në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për hemorragji cerebrale, e deri tani kanë munguar informacionet në lidhje me gjendjen e tij.
Ngjarja në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia ka qenë kryefjala e javës, përtej ndeshjeve dhe rezultateve të tyre sportive.
Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit. Shifra, e cila është bërë publike nga Drejtoria e përgjithshme e tatimeve tregon nivelin e ulët të pagave që fitojnë punonjësit në Shqipëri, por pjesërisht ajo është edhe rezultat i evazionit.
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, kësaj radhe nga dy shtetas norvegjezë, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pastruar mbi 800 mijë euro, që dyshohen se janë krijuar nga skema mashtrimi.
Aksionet e “Air France” ranë me 14 për qind mëngjesin e së hënës në bursa, duke reaguar ndaj zhvillimeve më të fundit në kompaninë ajrore në telashe.
Ernesto Valverde do të vijojë të jetë trajner i Barcelonës. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë Presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për radion “RAC 1”.
Juventusi është praktikisht kampion i Italisë për të shtatin vit radhazi.
Fillimi i sezonit në Botërorin e Formula 1 për Kimi Raikkonen mund të konsiderohet pozitiv. Por, pavarësisht kësaj, zërat e merkatos rreth tij nuk reshtin.
Holanda është një nga vendet skeptike për çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë, dhe për këtë ka dërguar një mision faktmbledhës në vend.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos flasë ndërkombëtarisht për opozitën dhe në një intervistë për “The Parliament Magazine”, kreu i qeverisë dëshiron të fokusohet në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Banorët e Vorës ankohen për aksin Vorë-Rinas, i cili edhe pse është shtruar para 3 viteve, nuk mirëmbahet dhe është amortizuar.
Në ndeshjen e tij të fundit në “Emirates”, Arsenali i Arsene Wenger shpartalloi 5-0 një rival inferior si Burnley. Ishte një stadium që si rrallëherë ishte tejmbushur, me një atmosferë tejet festive, teksa tifozët i thurnin lavdet e fundit njeriut që i solli kaq shumë suksese klubit londinez. Ndjenja festive vijoi edhe më e gjallëruar me golin e Aubameyang pas vetëm 14 minutash lojë.
Mosarrestimi i Saimir Tahirit është dëshmi se ish ministri nuk i duhej imunitet parlamentar, për sa kohë ka mbrojtjen politike të kryeministrit.
Një protestë shumë e çuditshme ajo e trajnerit të Marseille, Rudi Garcia, në ndeshjen që skuadra e tij luajti kundër Nice, në kampionatin francez të futbollit.
Nacionalistët serbë, që i kundërvihen arritjes së një marrëveshjeje për Kosovën, kërkojnë mbajtjen e një referendumi mbi këtë çështje.
Është vendosur arbitri i finales së madhe të Champions League mes Realit të Madridit dhe Liverpulit, që do të luhet në 26 maj, në Kiev.
Një prokuror i specializuar amerikan, pasardhës i David Schvendiman, të cilit i skadoi mandati si zyrtar i shërbimit të jashtëm amerikan më 31 mars, do të jetë në krye të hetimeve të Gjykatës Speciale mbi të supozuarat krime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të luftës.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të udhëtojë drejt qytetit jugor rus, Sochi, më 18 maj për të zhvilluar bisedime me presidentin Vladimir Putin.
Operacioni më i fundit i Antidrogës në Itali konfirmon, sipas medieve italiane, avancimin e shpejtë të klaneve shqiptare në rrjetet e narkotrafikut.
Motoja e Mozillës është “internet për njerëzit, jo fitim”, por realiteti për të financuar projektet e saj po detyrojnë kompaninë të adoptojë një nga aspektet më pak miqësore për njeriun: përmbajtjen e sponsorizuar. Kështu shkruan faqja e risive teknologjike, The Verge.
Pas Sergio Ramosit, tashmë edhe futbollistët e Manchester Cityt.
Fondi i Abu Dhabit do vijojë të mbështesë Bashkinë e Tiranës për të çuar deri në fund projektin e Bulevardit të Ri për dy segmentet e mbetura dhe rivitalizimin e një sheshi monumental në fund të tij.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga pas dy denoncimesh një 48-vjeçare pasi premtonte viza amerikane duke u prezantuar si punonjëse e Interpol.
Sot është dita e fundit për 11 mijë efektivë të policisë për të dorëzuar formularët e vetëdeklarimit brenda afatit 30-ditor.
Ka një ikonë universale për komandën “Save”, por duket se të rinjtë e sotëm nuk e kanë idenë se çfarë është një disketë, apo “Floppy disk”.
Ngjarjet e shënuara në fundjavë pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore, janë dënuar edhe nga Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë (BASHF).
Zinedine Zidane dhe Andres Iniesta u bënë protagonistë të imazhit më “fair play” të “El Clasico”-s mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, që u mbyll 2-2 mes polemikash të shumta për shumë vendime të diskutueshme të arbitrit Hernandez gjatë 90-minutëshit.
Komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Informimi Publik ka nisur seancën me ministren e Kulturës Mireal Kumbaro, për projektligjin për trashëgiminë kulturore.
Konami ka zbuluar gjatë ndeshjes Barcelona-Real Madrid datën e prezantimit të video-lojës së re “Pro Evolution Soccer 2019”.
Dje qëndrova mbi varrin e Karl Marksit, në varrezat Highgate të Londrës, duke pyetur veten se çfarë do të na thoshte sot, 200 vite pas lindjes së tij, më 5 Maj.
Raundi i fundit i negociatave nisi në Romë mëngjesin e kësaj të hëne, me shpresën se do të arrihet më në fund të kapërcehet ngërçi më shumë se dymujor politik i vendit.
Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo shënuan secili nga një gol në “Klasiken” e radhës Barcelona-Real Madrid.
Ideja e veçantë e 17-vjeçarit, një asistent personal që të përgjigjet dhe të gjen çfarë ti do…
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë vetëm në mbledhjen paraprake me ministrat dhe kryesinë e grupit parlamentar të partisë Socialiste, ndërkohë që në të dy mbledhjet u diskutua formati i procesit të llogaridhënies.
Mes shkëlqimit të artë të Kremlinit e një salle gjigante të mbushur plot, Vladimir Putin bëri betimin për mandatin e katërt si president i Rusisë. Njeriu që e ka shijuar pushtetin prej 18 vitesh, qoftë si kryetar shteti, qoftë si kryeministër, e çimentoi vendin e tij në krye të Rusisë edhe për 6 vite të tjera, pas zgjedhjeve të marsit.
Ndërtimi i një lulishteje të re në zonën e Saukut, asfaltimi i rrugicave dhe punimet nëntokësore që e lidhin me “Hermann Gmeiner”, zgjidh një shqetësim disa vjeçare të banorëve të lagjes së populluar pas viteve ’90.
Polonia, si një nga shtetet që ka kaluar të njëjtën eksperiencë si vendi ynë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, është pro përcaktimit të një afati për Ballkanin Perëndimor në rrugën evropiane.
Ishte radha e gjyqtarit Kushtetues Fatmir Hoxha për të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ai kishte zgjedhur të mungonte dhe të përfaqësohej vetëm nga avokati.
Në kremtimin e autoportretit në epokën e medies sociale, Tommy Honton dhe Tair Mamedov çelën në Los Angeles këto ditë dyert e muzeut të “selfie”-ve, një ekspozitë interaktive që eksploron historinë dhe fenomenin kulturor të shkrepjes së një poze të vetes.
Një 23-vjeçar ka humbur jetën pasi ishte duke vendosur një mullar bari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zabuzun të Stëblevës në Librazhd.
Luftëtarët “Cossack” me qëndrime pro Kremlinit, pikërisht ata që përdorën shkopa gome ndaj protestuesve në mitingun opozitar në Moskë gjatë fundjavës, pritet të patrullojnë rrugët në kryeqytetin rus gjatë zhvillimit të Kupës së Botës.
Shumë njerëzve u duhet të përshpejtojnë metabolizmin, prandaj kanë vështirësi të humbin peshë, pavarësisht dietave. Duke patur një metabolizëm të ngadaltë, djegin më pak kalori se normalisht dhe prandaj shëndoshen më lehtësisht.
Xhiroja 18 e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP do të kujtohet për shumë kohë.
Të ngrohta dhe elegante si të gjitha nuancat neutrale, rëra (një nuancë më intensive e bezhës) është ngjyra e duhur për stinën.
Shkencëtarët prej kohësh po kërkojnë përgjigjet për mënyrën më të mirë për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Shpesh, ka dy mundësi: Duke e lënë në mënyrë drastike, apo gradualisht këtë ves. Por kush prej tyre funksionon më mirë?
Izraeli njoftoi të premten se është tërhequr nga gara për një nga dy vendet vakante në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Katër persona, të cilët janë të parregullt në vendet e BE-së, kanë zgjedhur të kalojnë kufirin shqiptar përmes portit të Durrësit duke u fshehur mes konfeksioneve dhe makinerive në një kamion.
Golden State dhe Houston janë vetëm një fitore larg finales së Konferencës së Perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka nisur festimet e Javës së Europës me trashëgiminë kulturore shqiptare.
Numri i fëmijëve në Japoni është ulur për vitin e 37 rresht, një shenjë e qartë që përpjekjet për të ndaluar plakjen e rëndë të popullisë kanë dështuar, ndërsa ekspertët flasin për nisjen e numërimit mbrapsht të zhdukjes së këtij kombi.
E hëna është e vështirë të mos durohet. Sidomos kur përfundon zbavitja dhe liria e fundjavës, gjatë verës, kur të shtunat e të dielat janë një atmosferë shplodhëse.
Pas vitesh të tëra studimi dhe përpjekjesh për të zbuluar një dhomë të fshehtë në varrin e Tutankhamunit, ekspertët egjiptianë janë dorëzuar dhe pranojnë se një vend i tillë nuk ekziston.
40% e prodhimit vjetor të vreshtave dhe ullirit mendohet të jetë dëmtuar në krahinën e Lunxhërisë në Gjirokastër, gjatë fundjavës.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook këtë mëngjes projektin e qendrës së Fierit, duke e quajtur “Lana e Dytë”.
Tre persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit pasi kanë tentuar të vjedhin gjatë natës një ofiçinë. Ata u kapën në flagrancë në momentin që po transportonin materialet e vjedhura në makinën e tyre.
Një person ka humbur jetën nga një aksident mëngjesin e së hënës në “Rrugën e Kombit”.
Për shumicën e botës, pamjet e vullkanit në Hauai janë skena filmash hollivudianë, por për hauajanët janë realiteti i ditës.
Sipas mediave spanjolle, Messi i ka folur shumë ashpër arbitrit të takimit Barcelona-Real në korridorin që të çon në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të pjesës së parë.
Edhe këtë javë moti nuk do të ketë shumë ndryshime nga java e kaluar, ku do të ketë sërish me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht pasditeve kur priten shira thuajse në gjithë vendin.
Hëna sot të befason, duke të propozuar eksperienca të reja e zbavitëse në të gjitha fushat e jetës.
Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson paralajmëron se, i vetmi që do të fitojë nga rrëzimi i marrëveshjes bërthamore ka për të qenë Irani.
Pas nëntë orësh në pyjet e Llogarasë një turiste austriake është gjetur shëndosh e mirë nga policia.
“Ne nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës, tanimë duhet ta kuptojmë këtë gjë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në 2004 dhe 2008. Kujtojmë se në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”.
Pas “El Clasico”, trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane u shpreh se skuadra e tij ka zhvilluar një ndeshje të mirë, por për pjesën e dytë thotë se lojtarët ishin të nxituar në veprimet e tyre.
Barcelona kishte siguruar titullin, ndërsa Reali pjesëmarrjen në Champions, por ishte “El Clasico” një sfidë që të motivon gjithmonë.
Barcelona e mbylli në barazim 2-2 “El Clasico”-n, e cila ishte e fundit për Andres Iniesta.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?