Leonardo dhe kriza e Milanit: Maldini jashtë botës së futbollit më bën të ndihem keq
Golden State dhe Houston janë vetëm një fitore larg finales së Konferencës së Perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.
“Warriors” fituan sfidën e katërt me New Orleans me rezultatin 112-98, e tani kryesojnë serinë e përballjeve në 3-1.
Ndeshja e pestë do të luhet në “Oracle Arena” të Oaklandit, me Golden State që do të kërkojë të mbyllë çështjen e kualifikimit përballë publikut të tij.
“Pelicans” e kishin të pamundur të përballojnë lojën e Golden State, që në përiodën e parë krijoi një avantazh prej 15 pikësh. Në një moment të takimit, New Orleans e reduktoi diferencën në 7 pikë, por Golden State e rriti shumë shpejt ritmin e lojës, duke e thelluar edhe më shumë avantazhin, e duke e mbyllur ndeshjen me 26 pikë më shumë sesa New Orleans.
Njeriu i ndeshjes për “Warriors” u bë Kevin Durant, me 38 pikë, 9 topa në tabelë e 5 asiste, ndërkohë që paraqitje mjaft të mirë bënë edhe Stephen Curry, me 23 pikë, e Klay Thompson, me 13.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër të Konferencës së Perëndimit, Houston fitoi sfidën e katërt me Utah Jazz, 100-87, për të kryesuar tashmë 3-1 serinë e përballjeve me të.
Në “Viviant Smart Home Arena” të Salt Lake Cityt, Houston e vendosi diktatin kundrejt vendasve të Utahut që në fillimin e sfidës. Në përfundim të dy periodave të para, skuadra teksane krijoi një avantazh prej 10 pikësh, i cili në fundin e ndeshjes shkoi në 13.
Protagonisti kryesor i sfidës për “Rockets”-at u bë Chris Paul, me 27 pikë e 12 topa në tabelë, ndërsa James Harden e mbylli këtë radhë takimin me 24 pikë. Sfida e pestë mes Houstonit dhe Utah Jazz do të zhvillohet të mërkurën në “Toyota Center” të Houstonit.
Top Channel