Allegri apo Luis Enrique, dilema te Arsenal pas Wenger

07/05/2018 17:15

Largimi i Arsene Wenger nuk lë vetëm keqardhjen e largimit të një ikone të skuadrës, por edhe vshtirësitë për të gjetur pasuesin. Prej mujash në Angli flitet për njeriun që do të marrë vendin e francezit, por askush nuk i është afruar identikitit.

Në media është folur gjatë për trajnerin aktual të Juves, Massimiliano Allegri dhe ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique. Por sipas Sky Sports asnjëri prej të dye nuk është i bindur për projektin, për shkak të strukturës së re të klubit, ku trajneri i ardhshëm, duhet të punojë ngushtë me dy drejtuesit e rinj të klubit, Raul Sanllehi dhe Sven Mislintat.

Ndërkohë një tjetër emër që ka dalë në skenë është edhe ndihmësi i Guardiolës. Mikel Arteta, i cili është i njohur në radhët e topçinjve.

Top Channel