Çmenduri në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia e madhe e mbrëmjes (Rezultatet)
Bayern Munich dhe Arsenal kanë dhuruar një përballje spektakolare në “Allianz Arena”, duke u ndarë në barazim 2-2, në një sfidë që u transmetua drejtpërsëdrejti në ekranin e Top Channel.
Arsenali kaloi i pari në avantazh në minutën e 25-të me Eze. Fillimisht, goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR-it, u konfirmua si i rregullt, duke u dhënë londinezëve epërsinë 0-1.
Reagimi i Bayern Munich nuk vonoi. Në minutën e 35-të, Harry Kane dhuroi një asist të shkëlqyer për Alphonso Davies, i cili përballë Raya-s nuk gaboi, duke rikthyer baraspeshën në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, bavarezët u treguan më kërkues dhe në minutën e 59-të fituan një penallti, pasi topi preku dorën e Timber në zonë. Dy minuta më vonë, Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke përmbysur rezultatin në 2-1 për skuadrën gjermane.
Arsenali nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit. Përpjekjet e skuadrës londineze u shpërblyen në minutën e 82-të, kur Gyokeres shërbeu në zonë për Declan Rice, i cili me një goditje të saktë me të djathtën mposhti Neuerin dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.
Kështu, Bayern Munich dhe Arsenal ndajnë nga një pikë pas një sfide plot emocione, ku të dyja skuadrat treguan forcën e tyre, ndërsa goli i Rice në minutat e fundit i mohoi bavarezëve fitoren në shtëpi.
REZULTATI:
BAYERN 2-2 ARSENAL
Davies 35′, Kane (P) 61′ / Eze 25′, Rice 82′
NGJARJET KRYESORE:
90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
82′ Goool Arsenal 2-2/ Gyokeres jep një top në zonë për Rice, i cili me të djathtën ndëshkon Neuer. (Video)
61′ Goool Bayern 2-1/ Kane nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (Video)
59′ Penallti për Bayern-in. Kane godet, por topi përplaset në dorën e Timber dhe gjyqtari akordon 11-metërsh.
49′ Upamecano godet me kokë, por tentativa e tij ndalet nga Raya.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
35′ Goool Bayern 1-1/ Kane jep një super-asist për Davies, i cili i vetëm me Raya, tund rrjetën dhe rikthen baraspeshën. (Video)
25′ Goool Arsenali 0-1/ Eze merr një top të gjatë dhe i vetëm përballë Neuerit nuk gabon. Anësori e anuloi për pozicion të parregullt, por VAR ndërhyri duke e konfirmuar gol. (Video)
21′ Gnabry merr një top në zonë, por tentativa e tij ndalet nga Raya.
1′ Starton sfida në “Allianz Arena”!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel