Conference League/ Formacioni i raundit të parë sipas ‘Sofascore’, përfshihet mbrojtësi i Egnatias
Egnatia udhëtoi drejt Danimarkës për të zhvilluar ndeshjen e raundit të dytë në Conference League ndaj Aarhus. Kjo e fundit shihet si favorite për të fituar, por trajneri Nevil Dede shprehu besimin se skuadra e tij do të marrë një rezultat pozitiv.
Në një prononcim për kanalet zyrtare të klubit, Dede theksoi se skuadra e tij është gati për këtë përballje.
‘Kemi bërë një udhëtim të mirë, edhe si orar, por edhe si kohëzgjatje. Organizimi i klublit ka qenë perfekt, normalisht që trajneri ka merak. Në fund fare gjithçka është OK. U njohëm me stadiumin ku do të luajmë nesër si dhe lojtarët me fushën-tha Dede-Ne luftuam dhe sakrifikuam, për të ardhur në këtë ditë dhe në këtë nivel. Nuk na bën përshtypje ngarkesa apo ngjeshja e ndeshjeve. Besoj që djemtë janë gati, grupi është i plotë, përveç mungesës së gjatë të Bakajokos, gjithë pjesa tjetër është gati. Për Fernandon jam i lumtur që ishte 100 % që në ndeshjen me Vllazninë. Shpresoj që edhe në ndeshjen e nesërme ai të na ndihmojë’
Dede shtoi se Egnatia do të hyjë në fushë për të bërë lojën e saj dhe për të marrë një rezultat pozitiv.
‘Unë mendoj që kemi ardhur për të bërë rezultatin tonë, lojën tonë. Duke bërë lojën tonë do të marrim rezultatin që meritojmë. Besoj djemtë do na bëjnë të ndihemi krenarë përsëri. Nëse ndeshjen nesër e kalojmë me sukses do të thotë që përballë dy kundërshtarëve danezë, futbolli shqiptar ka progres mjaft të madh dhe uroj që të gjithë shqiptarët të vazhdojnë të krenohen me ne. Egnatia për herë të parë parë ka shkelur në grupet e Ligës së Konferencës, shpresoj nesër të bëjmë akoma dhe më mirë seç kemi mirë. Ne meritojmë shumë, pavarësisht diferencat me kundërshtarët. Egnatia është një klub që meriton shumë respekt. Kjo në saj të cilësisë së futbollistëve, organizimit të klubit dhe gjithçkaje-tha trajneri i Egnatias, Nevil Dede.
Top Channel