Champions League në Top Channel/ Spektakël i garantuar në Mynih, publikohen formacionet zyrtare të Bayern-Arsenal
Manchester United ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Comos, në një ndeshje ku skuadra italiane dominoi dhe shënoi katër herë.
Nico Paz ishte protagonist me dy gola, ndërsa Anastasios Douvikas dhe Jacobo Ramón plotësuan suksesin e vendasve. Për “Djajtë e Kuq” realizoi Joshua Zirkzee në minutat shtesë, por goli shërbeu vetëm për të zbutur shifrat.
Ekipi i Michael Carrick vazhdon të jetë në krizë, me United që ka fituar vetëm dy ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet.
Ndërkohë, një tjetër rezultat i rëndësishëm vjen nga përballja mes Lille dhe Galatasaray. Skuadra turke triumfoi 4-2 ndaj francezëve, duke dhuruar një ndeshje me shumë gola dhe emocione.
REZULTATET:
Como 4-1 Man. United
Paz 2′, 57′, Douvikas 49′, Ramon 76′ / Zirkzee 90+1′
Lille 2-4 Galatasaray
Diaoune 7′, 39′ / Akgun 2′, Batrakov 44′, Ozer (A.G) 52′, Osimhen 61′
Top Channel