Me ‘skenar’ si i Donnarummës, grabitësit lidhin dhe kërcënojnë portierin spanjoll dhe familjen e tij

21/10/2026 21:56

Ish portieri i Fulham, Sergio Rico dhe familja e tij u bënë viktima të një grabitjeje me armë në banesën e tyre pranë Sevillas.

Pesë persona të maskuar hynë në banesë ndërsa familja ishte duke darkuar dhe e lidhën 33 vjeçarin e kërcënuan bashkëshorten e tij, influenceren Alba Silva dhe e gjithë kjo në sytë e të dy fëmijëve, njëri prej të cilëve është i sapolindur.

Grabitësit vodhën para, bizhuteri dhe çanta luksi. Sipas të disa të dhënave, një prej keqbërësve madje i vuri pistoletën në tëmth nënës së Albës. Policia për momentin po heton për ngjarjen dhe nuk ka arrestime. Rico e konfirmoi agresionin e dhunshëm, por duke përgënjeshtruar se e rrahën brutalisht. 

Ndërsa bashëshortja e tij tregon në rrjetet sociale se është ende në gjendje shoku, por falenderoi për faktin se e gjitha familja ishte mire dhe nuk kishte të lënduar. ‘Jam ende në gjendje shoku. Nuk kam fjalë për atë që ndodhi-ishin fjalët e Alba Silvas në një postim në Instagram Story

Top Channel