Juventus, Spalletti para ndeshjes me Rennes: E di që skuadra është në anën time
RedBird Capital Partners synon të blejë 70% të klubit saudit për rreth 267 milionë dollarë, ndërsa Cristiano Ronaldo pritet të përfshihet si aksioner me 20%.
Cristiano Ronaldo mund të bëhet edhe pronar i Al-Nassr, klubit ku luan aktualisht. Sipas FootballTransfers dhe Semafor, RedBird Capital Partners, kompania që zotëron Milanin, ka zhvilluar të paktën dy takime me fondin saudit PIF për blerjen e 70% të aksioneve të klubit.
Vlera e përfolur e marrëveshjes është rreth 267 milionë dollarë, por negociatat janë ende në fazën fillestare dhe nuk ka asnjë garanci se do të përfundojnë me sukses.
Në projekt pritet të përfshihet edhe Ronaldo, i cili mund të zotërojë 20% të aksioneve përmes kompanisë së tij të investimeve, CR7 Sports Investments. Portugezi ka blerë së fundmi edhe 25% të klubit spanjoll Almería.
Ndërkohë, PIF po shlyen rreth 213 milionë dollarë borxhe të Al-Nassr për të lehtësuar shitjen e klubit. Pas Al-Hilal, Al-Nassr pritet të jetë klubi i radhës saudit që kalon drejt pronësisë private, në kuadër të strategjisë së re për të tërhequr investime dhe për ta bërë futbollin saudit më të qëndrueshëm financiarisht.
Top Channel