Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka nisur festimet e Javës së Europës me trashëgiminë kulturore shqiptare.

Përmes një video të publikuar në Twitter, shkruhet: “ Java e Europës 2018, Një udhëtim mes trashëgimisë kulturore dhe mrekullitë natyrore shqiptare! Bashkohu me ne dhe le të festojmë!”.

Xhiro me biçikleta përreth liqenit të Shkodrës, ka qenë aktiviteti që ka nisur këtë mëngjes festimet, ndërkohë që në Dropull, Mat, Mirditë e Prrenjas do të organizohet forumi “Fshati i BE-së”, në Tiranë do të ketë një koncert të madh në Sheshin “Skënderbej”, për Kinemanë e Europës.

Më pas në katër qytete, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Belsh, do të ketë ekspozita, koncerte, aktivitete për fëmijë dhe të tjera evente.

Më 9 Maj shënohet edhe përvjetori i Deklaratës së Shumanit, nga e cila lindi Bashkimi Europian.

Top Channel