Trashëgimia kulturore, Vokshi-Kumbaros: As pushtuesi nuk e ka bërë këtë që bëni ju

07/05/2018 11:36

Komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Informimi Publik ka nisur seancën me ministren e Kulturës Mireal Kumbaro, për projektligjin për trashëgiminë kulturore.

Partia Demokratike bëri të ditur më herët se opozita do të jetë e pranishme në komision, por tensioni ka nisur që në krye të herës.

Ministrja Kumbaro ka mbërritur me vonesë në komision, për shkak se ishte në mbledhjen e grupit të PS-së, por kjo nuk është pritur mirë nga opozita.

“S’ka asgjë për të qeshur zonja ministre, ça ka për të qeshur? Është për të qarë është ajo që po bëni ju me trashëgiminë kulturore, po shkatërroni çdo vlerë, dhe aq sa ka mbetur. Dhe pushtuesi nuk e ka bërë këtë që po i bëni ju trashëgimisë kulturore”, tha Vokshi.

Top Channel