E mërkurë, 04 Prill 2018
12:49
NBA, nuk ndalet LeBron, Cleveland fiton ndaj Torontos

Pas një dite pushimi, skuadrat e NBA u rikthyen në parket për ndeshjet e tyre të radhës në sezonin e rregullt.

12:47
Google sjell një smartphone ekonomik

Google tenton të rrisë linjën e tij të smartphone, Pixel, duke shkuar në fashën më të ulët të tregut.

12:42
Ibra thumbon Ronaldon: Provoje nga 40 m!

Cristiano Ronaldo ka pushtuar median sportive të mbarë botës për 2 golëshin e shënuar në ndeshjen me Juventusin në fitoren 3-0 në Torino.

12:39
Biznesi i vogël i painformuar; Lushnjë, tregtarët e vegjël: Po falimentojmë

Tregtarët e vegjël përveçse janë trembur nga taksa e re që ju nisi prej së dielës, janë edhe të paqartë se si duhet të veprojnë këndej e tutje.

12:25
McMaster “fshikullon” Moskën

Komentet e fundit publike si këshilltar i sigurisë kombëtare, gjeneral Lejtnant HR McMaster ia kushtoi Rusisë.

12:19
Frikë nga TVSH, artizanët e Durrësit: Tradita në rrezik

Ikja dhe Nexhmija janë dy motra artizane nga Librazhdi që mundohen të ruajnë traditën e të parëve në qepjen e kostumeve popullore.

12:11
Qeveria në Itali, koalicionet ende në pikëpyetje

Përpara nisjes së konsultimeve zyrtare per krijimin e koalicionit qeverisës në Itali, kreu i Lëvizjes 5 yjet përjashtoi mundësinë e afrimit me “Forza Italia” e Silvio Berluskonit, edhe pse deri vonë ishte shprehur i hapur për bisedime me të gjitha partitë pasi zgjedhjet e përgjithshme të 4 marsit nuk prodhuan dot një fitues të qartë.

12:11
Kosova, kundër taksës. Ministri Pal Lekaj i kërkon shpjegime Gjiknurit

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, një prej zërave të parë të ngritur përtej kufirit tonë verior kundër taksës në Rrugën e Kombit, është takuar me ambasadorin shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, të cilit i shpjegoi se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga homologu shqiptar, Gjiknuri, lidhur me taksën që ka shkaktuar reagime të forta si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë.

12:09
Të shmanget ballkanizimi i Internetit

Tani që gjithë ekonomia botërore është lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me internetin dhe teknologjinë dixhitale, rregullimi me ligje bëhet një nevojë më e rëndësishme se kurrë. Por nëse rregulloret janë të çala, tepër të ashpra, bllokuese ose të paqëndrueshme, do të kishte pasoja shumë të rënda me zhvillimin dhe tërësinë ekonomike.

12:08
Zvarritje për pronat në Fier, problemet vazhdojnë edhe në sportelet e reja

Zhvendosja e plotësimit të dokumentacionit nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier, në zyrat e agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, ADISA, i ka ndërlikuar edhe më shumë problemet e qytetarëve për regjistrimin dhe hipotekimin e pasurive.

12:04
Avokati i të arrestuarit të Kukësit: Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në Facebook audion e avokatit të një prej të arrestuarve të protestës së Kukësit.

11:59
Bulqizë, banorët e Zogjes pa rrugë: Izolim në dimër, baltë në verë

Rruga që lidh 7 fshatrat e ish komunës Zogjë me njësinë administrative Shupenzë, të bashkisë Bulqizë është në gjendje të keqe.

11:52
10 obeliskët më mbresëlënës nga e gjithë bota – FOTO

Një obelisk është një monument i gjatë, me katër anë, i cili përfundon në një formë piramidale në krye të tij.

11:52
19-vjeçarja tregon sekretin, si të rrisni ndjekësit në Instagram

Instagram është një prej rrjeteve sociale më të përdorur nga rinjtë ditët e sotme, duke u bazuar kryesisht tek publikimi i fotove të tyre.

11:48
Roveshata perfekte! Sa lartë kërceu Ronaldo?

Pa më të voglin dyshim ishte njeriu i ndeshjes, që ngriti në qiell tifozët e Realit të Madridit, por meritoi edhe duartrokitjet e fansave të Juventusit.

11:31
Naftëtarët e Ballshit si Kukësi, protestë të premten në Tiranë

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit kanë protestuar sërish për pagat e munguara, dhe këtë herë janë zhvendosur brenda ambienteve të uzinës.

11:31
Tre muaj pas lindjes, Abbey me trup mahnitës

Ajo solli në jetë fëmijën e saj të tretë, Johnny-n, vetëm tre muaj më parë.

11:29
Gaza, 18-vjeçari i paarmatosur vritet për një gomë – VIDEO

Konfliktet në Rripin e Gazës mes izraelitëve dhe palestinezëve të krijon idenë se nuk do të përfundojnë kurrë, ndërsa prej disa dekadash numri i të pafajshmëve të vrarë në të dyja anët e kufirit i ka kaluar disa mijëra.

11:23
Basha: Protesta e Kukësit nxorri fytyrën e regjimit kriminal

Përmes një statusi në Facebook, kreu i opozitës, Lulzim Basha, thekson se sjellja ndaj protestuesve të Kukësit nxorri fytyrën e vërtetë të një regjimi kriminal.

11:20
Braçe: Qeveria të kërkojë falje që nuk komunikoi me njerëzit. Banorët e zonës të përjashtohen

Kreu i komisionit të Ekonomisë,deputeti socialist Erion Braçe ka qenë mjaft i ashpër ndaj qeverisë. Ai kërkoi që banorët e zonës të mund të përjashtohen nga tarifa, pasi sipas tij ajo nuk është autostradë, por një rrugë urbane.

11:05
Këngëtaret, puthje të nxehta gjatë koncertit

Demi Lovato zakonisht gjatë performancave “live” ruan thjeshtësinë duke lënë në qendër të vëmendjes vokalin e saj të fuqishëm, por duket se bukuroshja ka vendosur të ndryshojë rutinën.

11:00
Një fëmijë, tepër me fat – VIDEO

Shprehja “Jetëgjati, s’bëhet jetëshkurtër” merr plotësisht kuptim në këtë video, teksa një fëmijë është duke lozur me komedinën në shtëpi.

10:46
Majko në Turqi, në Izmir do të mësohet shqip

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është takuar në Ankara me zv/kryeminsitrin turk, Hakan Cavusoglu dhe ministrin e Arsimit Ismet Yılma. Ky i fundit ka informuar ministrin shqiptar se duke filluar nga muaji prill, në shkollat e qytetit të Izmirit do të fillojë mësimi i gjuhës shqipe.

10:30
Tarifa, Ahmetaj: Përjashtohen makinat e policisë, ambulancës dhe zjarrfikëses. Për banorët e zonës….

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka sqaruar nenin 11 të kontratës së qeverisë me konçesionarin, ku sipas tij parashikohet dimensioni social për banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

10:22
Megan dhe Brian rikthejnë romancën në Hawaii

Megan Fox dhe Brian Austin Green lidhën kurorë në Maui, Hawaii, në Resortin “Four Seasons” në qershor të vitit 2010.

10:20
10 misteret më të mëdha historike që askush nuk mund t’i zgjidhë – FOTO

Që kur filloi bota, ne kemi qenë të rrethuar nga mistere.

10:19
Ç’të bëjnë gazetarët kur u kërkojnë shefat lajme propagande?

Grupi mediatik “Sinclair Broadcast Group” është qortuar kohët e fundit për shkak të një urdhri të pazakontë që u është dhënë folësve të lajmeve në televizionet e tyre lokale: u është kërkuar të lexojnë deklarata që u bëjnë jehonë akuzave të presidentit Donald Trump ndaj mediave. Përfytyroni pak se në ç’krizë ndërgjegjeje do të jenë ndier ata folës lajmesh, pasi janë urdhëruar të bëhen papagaj të deklaratave që shumë persona i kanë parë si sajesa.

10:04
KPK-ja, Vitore Tusha është figurë e pastër, por e marrin në pyetje për aftësi

Seanca e radhës në Pallatin e Kongreseve u zhvillua ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila u paraqit para organeve të Vettingu, së bashku me një avokat.

10:01
Bllokohet qarkullimi në të dy krahët e Unazës

Seanca për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit ka krijuar një situatë të pazakontë në kryeqytet.

09:53
Deputetet e LSI-së: Tension i pajustifikuar! Fundi është afër!

Deputetët e LSI-së të cilët kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallë, e kanë quajtur tension të pajustifikuar atë që po ndodh në gjykatën e Tiranës.

09:51
“Beteja sapo ka filluar”, Kryemadhi: Rama firmos fillimin e fundit në pushtet

Beteja sapo ka filluar, shkruan në Facebook kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Rama sot vijon ajo po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet.

09:51
Pas tensionit me policinë, deputetët e PD lejohen të futen në sallën e gjyqit

Pas tensionit të krijuar në hyrje të gjykatës, i cili zgjati rreth 1 orë, mes policisë dhe disa deputetëve të PD, këta të fundit janë lejuar të futen në sallën e gjyqit, ku pritet të jepet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit.

09:42
VIDEO/ “Mos e prek me dorë se është deputet”, demokratët nuk lejohen në sallë

Në një video të publikuar nga Partia Demokratike, shfaqen deputetët e PD-së në tentativë për të hyrë në sallën e gjyqit ku mbahet seanca për të arrestuarit e protesës së Kukësit.

09:41
Pas tensionit, Spaho telefonon ministrin Xhafaj

Pas tensionit të krijuar në hyrje të Gjykatës së Tiranës, ku po mbahet seanca për masan e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit, Edmond Spaho ka telefonuar fillimisht drejtorin e policisë dhe më pas edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj.

09:33
Ngjarja në gjykatën e Tiranës, Basha: Fytyra e vërtetë e shtetit kriminal të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë në Facebook për atë çfarë po ndodh në Gjykatën e Tiranës. Kjo është fytyra e vërtetë e shtetit kriminal të Edi Ramës, shkruan kreu i opozitës.

09:29
Berisha: Urrejtja e Ramës për Kukësin, si e Kristaq Ramës për Havzi Nelën

Ish kryeministri Sali Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook, se urrejtja e “Ramës për Kukësin, është e njëjtë me atë të Kristaq Ramës për Havzi Nelën.

09:15
Tension në hyrjen e sallës së gjyqit, deputeti i PD i gjakosur

Në sallën e gjyqit ku do të jepet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit tentuan të futen edhe disa deputetë të PD, por që nuk janë lejuar nga policia.

09:09
“Lironi djemtë tanë, arrestoni qeveritarët!”

Me kërkesë të Policisë së Kukësit, e cila parashikonte trazira nëse gjyqi për protestuesit do mbahej në Kukës, në Gjykatën e Tiranës do mbahet sot gjyqi për të arrestuarit për akte dhune në Rrugën e Kombit.

08:48
Arrestohen të tjerë “Gylenistë”, ndalohen mësuesit në Gabon

Mediat turke online raportojnë arrestimin e të paktën 5 shtetasve turq në Gabon, gjithashtu punonjës të një grupi shkollash të lidhura me klerikun Fethullah Gulen, i akuzuar nga Rexhep Tajip Erdogan si truri i grushtit të dështuar të shtetit në 2016-ten.

08:15
“Blindohet” Gjykata e Tiranës, sot masa e sigurisë për të arrestuarit e “Rrugës së Kombit”

Paraditen e sotme në Gjykatën e Tiranës pritet të mbahet seanca për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit në Kukës pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.

08:14
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Santo Ymerajt, në Mal të Zi gjendet motori i ujit

Gjendet motori i ujit që 32-vjeçari Santo Ymeraj humbi që prej natës të së premtes, para gjashtë ditësh.

05:49
Jo vetëm Champions, luhet derbi i Madonninës

Ndonëse plot një muaj me vonesë, vjen më në fund momenti për të shijuar në fushë derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit.

03:26
Përplasen trenat në Gjermani, mbi 30 të plagosur

Dy trena të linjës së metrosë janë përplasur këtë të martë, në qytetin e Duisburgut në Gjermani.

02:45
Aksident në SHBA, treni ‘zhbën’ kamionin (Video)

Një tren mallrash u përplas me një kamion në qytezën amerikane Acworth, në Georgia, fatmirësisht pa shkaktuar viktima, por duke dhënë një shfaqje të rrallë për banorët dhe kalimtarët e rastit.

01:48
Merr fund makthi në zyrat e Youtube, vetëvritet agresorja

Një sulm me armë tronditi Kaliforninë e veriut mbrëmjen e të martës, teksa një grua qëlloi duke plagosur 3 persona në zyrat e Youtube.

00:55
Komisioni Europian dënon arrestimin dhe dëbimin e turqve, nga Kosova

Në një komunikatë për shtyp të lëshuar ditën e martë, Komisioni Europian tha se mënyra e arrestimit dhe dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova, hedh dyshime mbi mbajtjen e një procesi të rregullt gjyqësor ndaj tyre në Turqi.

E martë, 03 Prill 2018
23:58
Ronaldo ‘marsian’, sa shumë rekorde ka thyer sonte

Cristiano Ronaldo dy gola, një ri më i bukur se tjetri, ndaj Juventusit dhe nxori bardhezinjtë praktikisht jashtë Championsit.

23:28
Buffon i sinqertë: Reali dukshëm më i fortë, Ronaldo është mahnitës

Portieri dhe kapiteni i Juventusit, Gigi Buffon ka mbetur mjaft i zhgënjyer për humbjen e sotme ndaj Realit të Madridit, ndërsa ka pranuar se kualifikimi është thuajse i pamundur.

22:35
Champions League, Reali “shkërmoq” Juven në Torino; Bayern triumfon në Sevilje

Real Madrid pothuajse ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Champions League, pas fitores 3-0 në Torino ndaj Juventusit.

22:15
Kaliforni, disa të plagosur me armë zjarri pranë selisë së “Youtube”

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të marte në SHBA, shumë pranë selisë së rrjetit social “Youtube” në San Bruno, në veri të Kalifornisë. Zyrtarë të Shëndetësisë thanë për median lokale “KTVU” se kanë pritur një fluks pacientësh me armë zjarri, por pa dhënë detaje të hollësishme.

22:11
Arrestimet e protestuesve, Bardhi: Shpërdorim detyre nga prokuroria!

Ish-ministri i Drejtësisë dhe këshilltari i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Prokuroria ka shpërdoruar detyrën në lidhje me arrestimet e protestuesve në Kukës.

22:08
Volkswagen, ta bënë “varrin”!

Dikur ndesheshim me varre gjigante të elefantëve, ku gjitarët “parkoheshin” në ditët e fundit të jetës për shkak të moshës së vjetër. Ndërsa sot, si për çudi, ndeshemi me varrezat e Volkswagenit, aty ku prodhuesi gjerman i automjeteve ka “parkuar” përfundimisht automjete të përdorura por edhe të reja, në Shtetet e Bashkuara.

22:08
Kufiri me Meksikën, Trump dërgon ushtrinë derisa të ngrihet muri

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të përdorë ushtrinë për të ruajtur kufirin jugor me Meksikën, derisa të ndërtohet muri i premtuar kufitar.

21:43
Mbyllen pjesët e para/ Reali udhëheq në Torino; Sevilla-Bayern në barazim 1-1

Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të para çerekfinale të Champions League.

21:27
20 ushtritë më të fuqishme të botës (Foto)

Fatkeqësisht, shumë vende e kanë provuar forcën e ushtrive të tyre përmes konflikteve dhe betejave përgjatë historisë. Shumë prej ushtrive kanë krijuar aleanca mes tyre për të luftuar një armik të përbashkët, duke kombinuar forcat e tyre për të mposhtur armiqtë.

21:19
Doktoraturë me 750 euro, skandali zbulohet në Top Show

Në revistat shkencore të rajonit, me 750 euro mund të bësh profesor/doktor edhe… gjyshen. Kjo çështje ishte objekt diskutimi në emisionin Top Show, mbrëmjen e të martës në Top Channel.

20:56
Librazhd, mbetjet urbane dhe ato spitalore derdhen në përrua

Përroi i Lushit, në fshatin Qendër të Librazhdit, prej më shumë se 20 vitesh është kthyer në pikë-grumbullim për mbetjet e qytetit dhe jo vetëm.

20:42
Ahmetaj: Rritja ekonomike e vitit 2017, më e larta në gati një dekadë!

“Rritja ekonomike në vitin 2017 është më e larta në gati një dekadë”!

20:37
Tension te Partia Demokratike. Basha shmang përplasjen Mziu-Strazimiri

Dita e sotme ka qenë e tensionuar për Partinë Demokratike.

20:12
Nderohet Tonin Harapi. Emri i mjeshtrit të lirikës, në Universitetin e Arteve

Ai është quajtur mjeshtër i lirikës, i njohur për rapsodinë e famshme numër 1, koncertin numër 1 për piano dhe orkestër e për shumë vepra të tjera. Ai është ndër themeluesit e Universitetit të Arteve e në nder të tij, dekanati i muzikës e ka pagëzuar këtë të martë sallën e lektoriumit me emrin “Tonin Harapi”.

20:06
Ndaj Liverpoolit, Guardiola konfirmon mungesën e rëndësishme të Man. City

Në një përballje të rëndësishme, që vlen trofeun më të lakmuar europian për klube, Manchester City nuk do të ketë në fushë futbollistin më efikas, që kur klubin anglez e mori në duar sheiku Mansour.

20:06
Lezha trembet nga taksat

Xhemal Elezi nga Lezha ka hapur një bar ku punon vetë. Prej së dielës, ai ka hyrë në sistemin me TVSH.

19:59
“Fëmijët nën presionin e LGBTI”

Takimet e komunitetit LGBTI me nxënës brenda ambienteve të shkollave është kthyer në çështje dite prej më shumë së 2 javësh. Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu është një nga hartuesit e ligjit kundër diskriminimit, për rrjedhojë është kundër homofobisë, por kritikon ashpër LGBTI dhe institucionet shtetërore që e mbështetën për të mësuar nxënësit në shkolla.

19:57
Reagon Guleni: Arrestimet në Kosovë, banditizëm i pastër

Udhëheqësi i organizatës FETO, të konsideruar terroriste nga Ankaraja zyrtare, kleriku Fethullah Gulen ka komentuar për herë të parë këtë të martë arrestimin dhe deportimin e 6 njerëzve të tij në Kosovë, duke e quajtur këtë një veprim banditesk.

19:57
22 euro taksë në ditë, historia e një protestuesi në Rrugën e Kombit

Një nga të arrestuarit e protestës së 31 marsit në Kalimash është edhe Lefter Rexhmati. Familja e tij ka 5 vjet që jeton në Kukës.

19:43
“Dritë jeshile” 5 kullave tek Diga e Liqenit, reagon Bashkia e Tiranës

Gjykata Administrative e Apelit ka dhënë këtë të martë dritën jeshile për ndërtimin e pesë kullave në zonën e Digës së Liqenit Artificial të Tiranës.

19:43
Erdogan-Putin prezantojnë planet për reaktorin e parë bërthamor në Turqi

Udhëheqësit e Rusisë dhe Turqisë njoftuan të martën nisjen e ndërtimit të impiantit të parë bërthamor në Turqi, si pjesë e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy kombeve.

19:09
Defekt në sistem, vonesa në fluturimet në Europë

Gjysma e fluturimeve në Europë mund të jenë vonuar gjatë kësaj të marte, kjo për shkak të një problemi në një nga sistemet e përdorura për të menaxhuar trafikun ajror.

19:02
Olimpiada Dimërore 2026, 7 qytete kandidate

Organizimi i Lojërave Olimpike shihet shpesh si një motiv për të tërhequr investime, që nuk do të bëheshin kurrë me ekonominë e brishtë të disa vendeve, e ndonjëherë si motiv për t’i rikonfirmuar botës fuqinë ekonomike dhe sportive.

18:51
Risia “e çmendur” në Sudan, një trajnere femër për ekipin Al Ahly

Salma al-Majidi është gruaja e parë që ka shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit në Sudan, aspak për arritje të rëndësishme apo për trofe, por sepse është e para që drejton një ekip meshkujsh, në një disiplinë që në vendin afrikan është ekskluzivisht për burra.

18:41
Helmimi i ish-spiunit rus, kreu i Laboratorit britanik: Burimin nuk mund ta identifikojmë

Burimi i saktë i agjentit nervor të përdorur për helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia nuk është verifikuar ende, sipas asaj që njofton kreun i Laboratorit të Mbrojtjes “Porton Down”.

18:22
Haradinaj i tregon kufirin Erdoganit: S’mund të vidhen njerëz në Kosovë

“Në Kosovë nuk mund të vidhen njerëz”. Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për Zërin e Amerikës në lidhje me përplasjen e tij me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan.

18:12
Bryan Cranston nuk ka mall për “Breaking Bad”

Fansat e serialit “Breaking Bad” nuk do të kenë mundësi që ta shohin më aktorin Bryan Cranston në interpretimin e personazhit të famshëm Walter White, në serialin “Better Call Saul”.

18:10
Hetimi “Trump-Rusi”, 30 ditë burg për avokatin holandez

Viktima e parë e hetimit të FBI-së mbi bashkëpunimin e pretenduar mes ekipit të fushatës presidenciale të Donald Trumpit dhe Rusisë është bërë avokati holandez, Alex van der Zwaan, me 33-vjeçarin që është dënuar me 30 ditë burg sepse mashtroi hetuesit mbi kontaktet e ish-ndihmësit të Trumpit, Rick Gates, me rusët.

17:59
Spalleti i ka idetë e qarta për derbin: Interi duhet të dominojë lojën!

Të mërkurën do të luhet derbi i Milanos, me Interin dhe Milanin që po luftojnë për një vend në katër të parat e renditjes.

17:50
Thirrja për mosbindje civile, Balla: Frikë nga drejtësia

Përmes kreut të Grupit Parlamentar, Partia Socialiste i kujtoi opozitës së thirrjet dhe protestat për të refuzuar taksat janë në kundërshtim me ligjet e vendit.

17:45
Gazpromi u “nënshtrohet” rregullave antimonopol të BE-së

Rregullatorët antimonopol të Bashkimit Europian pritet të pranojnë lëshimet e bëra nga Gazpromi rus gjatë javëve të ardhshme, të cilat synojnë të adresojnë shqetësimet se gjiganti rus i gazit ka abuzuar me pozicionin dominues në Europën Lindore.

17:28
Vetting edhe Adriatik Llallës? Kolegji i Apelimit regjistron çështjen

Kolegji i Posaçëm Apelimit ka marrë në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

17:22
21 futbollistët me mbi 1000 ndeshje zyrtare (Foto)

Lojtarët e mëdhenj, përveç aftësive të tyre teknike apo performancave fantastike në përballje që kanë përcaktuar titujt, mund të gjykohen edhe nga një statistikë: numri i ndeshjeve të zhvilluara.

17:22
Britani, Princi Philip shtrohet në spital, do të operohet të mërkurën

Duka i Edinburgut, apo bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, është shtruar në një spital të Londrës për t’iu nënshtruar një ndërhyrje të planifikuar kirurgjikale.

17:19
Rama ndërmjetësues tek Erdogan? “Gylenistët” sjellin Thaçin në Tiranë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci erdhi në Tiranë për një vizitë jozyrtare, në qendër të së cilës mësohet se është marrëdhënie e ndezur mes Prishtinës dhe Ankarasë.

17:11
Barcelona, Valverde: Nuk jemi favoritë ndaj Romës

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, analizoi në konferencë për shtyp ndeshjen çerekfinale të Champions League që skuadra e tij do ta luajë kundër Romës, në “Camp Nou”.

17:07
Mueller ishte autorizuar nga Rosenstein për hetimin e Manafortit

I emëruari “numër 2” i presidentit Donald Trump në Departamentin e Drejtësisë, Rod Rosenstein ka autorizuar në mënyrë specifike prokurorin special Robert Mueller të hetojë ish-kreun e fushatës së kandidatit republikan asokohe, Paul Manaford, si dhe ka miratuar fajësimin e tij.

16:56
Dubai tani “shkëlqen më shumë”! – FOTO

Dubai është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të VIP-ave dhe jo vetëm.

16:44
Thirrja e Bashës: Mos paguani taksa! S’na arreston dot të gjithëve

Lulzim Basha thotë se janë dy arsye që po i çojnë shqiptarët në protestë. E para, deklaroi ai, është grabitja dyfish e shqiptarëve.

16:43
SHBA, rënie drastike e vizave…edhe për vizitorët

Shtetet e Bashkuara po lëshojnë shumë më pak viza vizitorësh për njerëzit anembanë botës, jo vetëm myslimanëve, që kur presidenti Donald Trump përshkallëzoi retorikën e tij antiemigracion.

16:42
Zidane: Cristiano, nëse më dëgjon, do të të zgjas karrierën!

Në dy vitet e fundit, Cristiano Ronaldo ka pranuar një strategji ruajtjeje të forcave për të qenë i freskët në fund të sezonit.

16:33
“Simbioza” Apple-Intel mund të marrë fund

Apple synon që brenda pak viteve të bëhet edhe më shumë “origjinale” duke hequr dorë nga palët e treta.

16:26
Shënon golin e jetës, por… arbitri e anulon!

Na ndodh rrallë të shohim një gol të tillë, aq më tepër në futbollin amator.

16:24
“Kukësi” zhvendoset në Tiranë, gjyqi ndaj të ndaluarve do të zhvillohet në kryeqytet

Për arsye sigurie, masa për 23 të ndaluarit e protestës nuk do të zhvillohet në qytetin e Kukësit, por në Tiranë.

16:10
Nusja akuzon grabitësit, iWatch akuzon nusen për vrasjen e vjehrrës

Policia në Australia paraqiti para gjykatës në një proces vrasjeje të dhënat e grumbulluara nga një orë inteligjente Apple.

16:06
Tsipras zbut tonet me fqinjët, thirrje për zgjidhje

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, në një mbledhje të kabinetit të tij, ka theksuar midis të tjerash përsa i përket politikës së jashtme se në një moment kur Turqia ndodhet në një gjendje të tensionuar, Greqia duhet të zgjidhë frontet e hapura me dy fqinjët e tjerë të saj Shqipërinë dhe ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë.

15:45
Nga burrë në grua, më pas…dragua

Një transgjinor nga një qytezë e Teksasit, pasi e shndërroi veten krejtësisht në femër, vendosi të kryejë një tjetër shndërrim.

15:38
Dua Lipa, drejt Parisit… pa pasaportë!

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh para se të nisesh për një udhëtim është të kujtohesh të marrësh pasaportën me vete dhe kur e harron…epo dukesh si një kloun i vërtetë, të paktën kështu ka ndodhur me Dua-n.

15:31
“Gulenistët”, SHBA mbështet Kosovën

Departamenti Amerikan i Shtetit inkurajohet që institucionet e Kosovës do të shqyrtojnë ngjarjen lidhur me shtetasit turq.

15:28
Ujërat e zeza pa kanalizim në Burrel, banorët: Rrezikohemi nga sëmundjet

Ujërat e zeza në Burrel, janë problemi më shqetësues për banorët në unazën e poshtme të qytetit.

15:15
Putin arreston oligarkun e afërt me Medvedev

Vladimir Putin mori mandatin e katërt si President i Rusisë dhe në muajin maj do të marrë edhe zyrtarisht detyrën duke pasuar në këtë post…vetveten.

15:15
Taksat, ekspertët paralajmërojnë qeverinë: Mos penalizohet biznesi

Ekspertët parlajmërojnë se vendosja e TVSH-së mbi biznesin e vogël mund të ketë pasoja negative për ekonominë. Arben Malaj thotë se detyrimi i bizneseve të mbijetesës për të deklaruar TVSH-në mund të ketë kosto të mëdha për ta.

15:13
Alarmi për autizmin, ekspertët: Terapia të nisë në moshën 2-vjeçare

Ekspertët vlerësojnë se çështja e autizimit po shndërrohet në krizë të shëndetit publik për sa i përket rritjes së numrit të fëmijëve me çregullime dhe mungesës së shërbimeve për ta.

15:12
Çfarë është mosbindja civile?

Opozita është në përgatitje të protestave që parashikojnë mosbindje civile. Tonet e Lulzim Bashës ishin të ashpra për hapin e parë, kur paralajmëroi se në asnjë rast proteste nuk do të vihet më në dijeni policia.