‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Katër të rinj janë konfrontuar me njëri tjetrin në një sherr verbal që ka përfunduar në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, përballë Presidencës.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se të rinjtë janë studentë të Politeknikut, dhe dyshohet se shkak i grindjes të ketë qenë për motive banale.
Ata janë plagosur me thikë, dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore me ambulancë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, (studenta).
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e ngjarjes”, thotë policia.
Top Channel