Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të lagjes “Frutore”, ku një grua është plagosur.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se një mjet është përplasur me shtyllën e më pas me një mjet tjetër. Për pasojë ka marrë plagë dhe është jashtë rrezikut për jetën nëna e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Top Channel