Griezmann drejt Barçës, Atletico marrëveshje me Cavanin

08/05/2018 13:15

Me Antoine Griezmann që duket se i ka marrë valixhet në krah dhe Atletico Madrid është duke menduar zëvendësuesin e tij. Dhe emri vjen nga Franca: Edinson Cavani pritet që të zëvendësojë francezin në radhët e madrilenëve.

Lajmi bëhet i ditur nga El Mundo Deportivo, sipas së cilës Atletico Madrid ka arritur parimisht një kontratë me sulmuesin uruguajan, që verën e ardhshme të transferohet në Madrid. Sipas të njejtit burim, ‘Colchoneros’ kanë hequr dorë nga pista Dybala, që duket e realizueshme për sezonin e ardhshëm.

Cavani ka qenë edhe më parë në shënjestër nga Atletico Madrid, por milionat e PSG bënë që sulmuesi të transferohej në Paris. Pas 5 vjetësh dhe me 165 ndeshje të luajtura, Edinson Cavani numëron 116 gola me parizienët.

Top Channel