Ernesto Valverde do të vijojë të jetë trajner i Barcelonës. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë Presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për radion “RAC 1”.

Bartomeu ka mbetur i kënaqur nga puna e trajnerit me të cilin Barcelona fitoi titullin kampion të Spanjës dhe Kupën e Mbretit.

“Valverde do të jetë trajner i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm. Ai dëshiron që të qëndrojë me ne dhe unë në asnjë moment nuk e kam menduar largimin e tij”, deklaroi Presidenti i Barçës.

Bartomeu më pas bëri vlerësimin e tij për sezonin e Barcelonës, të cilin e konsideroi të shkëlqyer: “Sezonit i vë notën 9, ishte i shkëlqyer. Por, të kishim vijuar rrugëtimin në Ligën e Kampioneve do të merrnim fletë lavdërimi. Fituam 2 tituj, me rekord të pathyeshmërisë, jemi shumë të kënaqur”.

Top Channel