Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook këtë mëngjes projektin e qendrës së Fierit, duke e quajtur “Lana e Dytë”.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që nis zbatimin së shpejti për ta kthyer qendrën e Fierit nga një parking të ndotur në një hapësirë të re publike, si edhe lumin Gjanica nga “Lana e Dytë” e Saliut të Parë, në pjesë integrale të qendrës së re të qytetit të rilindur, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.

Top Channel