Festimet e titullit për Manchester City, me një të metë nga gëzimi

07/05/2018 12:54

Pas Sergio Ramosit, tashmë edhe futbollistët e Manchester Cityt.

Pasditen e së dielës, të besuarit e Guardiolës festuan titullin kampion përmes ceremonisë zyrtare të dorëzimit të trofeut, në përfundim të ndeshjes me Huddersfield, të përfunduar në barazim 0-0.

Festimet për këtë titull kampion shkuan shumë mirë, me tifozët që këndonin nga gëzimi në “Etihad” mes rrezeve të diellit, e me futbollistët që ngjiteshin në podium për të shijuar arritjen e lavdishme në Premier League, derisa ndodhi e papritura.

Çfarë ndodhi? Futbollistët e ekzaltuar nga gëzimi po kërcenin rreth njëri-tjetrit, e padashje, Oleksandr Zinchenko rrëzon kupën. Disa u “frikësuan”, ndërsa të tjerë e kaluan me të qeshura këtë episod.

Kjo nuk është hera e parë që një futbollist rrëzon padashur trofeun prestigjioz, pasi edhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos është kapur në një situatë të ngjashme më 21 prill 2011, pas festimeve për triumfin në Kupën e Mbretit.

Top Channel