Pas nëntë orësh në pyjet e Llogarasë një turiste austriake është gjetur shëndosh e mirë nga policia.

Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, Adelhat Wolper 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.

Policia e Vlorës sëbashku me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e Llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e saj.

Pas kontrollit mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.

Top Channel