Në ndeshjen e tij të fundit në “Emirates”, Arsenali i Arsene Wenger shpartalloi 5-0 një rival inferior si Burnley. Ishte një stadium që si rrallëherë ishte tejmbushur, me një atmosferë tejet festive, teksa tifozët i thurnin lavdet e fundit njeriut që i solli kaq shumë suksese klubit londinez. Ndjenja festive vijoi edhe më e gjallëruar me golin e Aubameyang pas vetëm 14 minutash lojë.

Por, ai gol do të hapte fushatën e asaj “përmbytjeje” të furishme të “topçinjve”, që dominuan përgjatë të gjithë 90 minutëshit, edhe pse do të duhej të niste pjesa e dytë që të shihej shpërthimi, pasi 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 2-0, me gol të shënuar nga Lacazette. Pas pushimit do të vinin edhe golat e Kolasinac, Iwobi dhe Aubameyang, i dyti personal i tij.

Por, kjo ishte gjithçka që mund të dini nga një raportim ndeshjeje. Ajo çfarë nuk patë është edhe më domethënëse, e përmbledhur në 8 pika.

FOTO GALERI
1/10
1. Wenger u prit me “rojet e nderit” - Mbretërimi 22-vjeçar i francezit në klubin londinez nuk kishte si të mos shoqërohej me “rojet e nderit”, thënë ndryshe rreshtimin e lojtarëve të të dyja ekipeve që do të ndesheshin më pas, përballë njëri-tjetrit, duke krijuar korridorin e respektit përmes të cilit do të kalonte i nderuari i mbrëmjes. Një homazh i merituar për një njeri që jo vetëm transformoi Arsenalin, por edhe kulturën e futbollit anglez.

Top Channel