105 vjet pullë shqiptare; U emetua për herë të parë vitin 1913

06/05/2018 09:09

Posta shqiptare mbush 105 vjet qe nga krijimi i saj. Në maj të 1913-ës, pak muaj pas Pavarësisë së vendit, u emetua edhe pulla postare e parë shqiptare që shënoi edhe krijimin e Postës.

105 vjet më pas në një kohë tërësisht dixhitale posta ka paraqitur edhe strategjinë e saj të zhvillimit në katër vitet e ardhshme ku synon një përmirësim të ndjeshëm të shërbimit të saj.

Një pjesë e kësaj strategjie është edhe shërbimi me një flotë të re automjetesh dhe biçikletash, për të cilat ka shprehur interesim edhe Bashkia e Tiranës.

Posta Shqiptare ia ka dedikuar pullën e re postare për këtë vit Skënderbeut.

Top Channel