Jose Mourinho këmbëngul: Reali i Madridit? Nuk kam pasur asnjë kontakt. Përsa iu përket 10 kërkesave…
Flamurtari i Vlorës është shpallur kampion në basketbollin për femra pasi ka mposhtur Tiranën bindshëm 3-0,në të 3 takimet e zhvilluara.
Në sfidën e pasdites së kësaj të shtune, vajzat vlonjate fituan me rezultatin 76-65.
Ky është trofeu i 22-të për Flamurtarin, që në këto ndeshje ndaj Tiranës dominoi totalisht.
Flamurtari arriti ta dominojë kampionatin në fazën e dytë, kur mori kreun e renditjes dhe e mbrojti atë deri në fund, ndërkohë që lojërat e mira i tregoi edhe në play off.
Fitorja 3 ditë më parë në finalen e dytë në Tiranë ishte shumë e rëndësishme për rrugën drejt titullit, pasi suksesi arritur në fushën e bardhebluve praktikisht vulosi gjithçka.
Tirana tentoi të bëjë mrekullinë në Vlorë, por pa sukses dhe u dorëzua në periodën e dytë.
Top Channel