Festa e titullit për Skënderbeun është shtyrë edhe për një javë tjetër. Në sfidën e javës së 32-të në Laç, kryesuesit e kampionatit humbën 3-2 ndaj vendasve, pasi ishin në avantazh të dy golave në pjesën e parë.

Ali Sowe shënoi dy herë për korçarët, në minutat 31 dhe 39. Bruno Lulaj shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së parë dhe rihapi takimin. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe dy herë me anë të Reginaldos.

Kukësi fitoi përballë Lushnjës. Sindrit Guri kaloi vendasit në avantazh (33’), ndërsa në minutën e 39 ishte Brunild Pepa që barazoi shifrat me 11-metërsh. Në pjesën e dytë ishte Amin Balde që shënoi golin e dytë për skuadrën kuksiane, që tashmë ka siguruar edhe matematikisht vendin në zonën që të çon në Europa League, teksa ka blinduar vendin e dytë.

Në Kamëz, vendasit nuk arritën të marrin 3 pikët mjaft të vlefshme për mbijetesën, pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 me Luftëtarin.

Top Channel