Napoli nuk ka paqe, De Laurentis kërkon trajner të ri

05/05/2018 13:53
DIMARO, RITIRO NAPOLI CALCIO 2015 NELLA FOTO: IL PRESIDENTE DE LAURENTIIS E IL MR MAURIZIO SARRI FOTO MOSCA

Marëdhënia mes presidentit De Laurentis dhe trajneri Sarri duket se është ftohur ndjeshëm, deri në atë pikë sa mund të thuhet që bashkëjetesa mes tyre do të jetë e vështirë për sezonin e ardhshëm. “U ndalëm se nuk kishim më forca, u lodhën futbollistët, kanë lujatur të njejtët gjatë githë sezonit. Nëse nuk do ishte dëmtuar Ghoulam nuk do zbulonim një si Mario Rui. Duhej të kisha insituar për Evropën”.

E ardhmja te Napoli është mes shumë dyshimesh, teksa De Laurentis shprehet se nuk ka ndërmend që të lusë trajnerin të qëndrojë. “Për mua mund të qëndrojë, varet prej tij. nuk mendoj se është momenti për të insistuar, duhet ta lëmë të qetë të punojë. I kam folur disa hera nga janari dhe nëse në fund vendos të qëndrojë do të jetë një kënaqësi për mua. Por nëse vendos të largohet do të thotë që nuk ka më motiv për të punuar këtu. Por kujdes, sepse unë nuk heq dorë nga klauzola e prishjes së kontratës. Për rinovimin më ka thënë se duhet të pres”, u shpreh presidenti i Napolit.

“Jemi të fortë edhe pa të dhe e ardhmja nuk më shqetëson aspak, nuk kemi frikë të shkojmë përpara”, tha më tej De Laurentis. “Nga tetori në fakt po vlerësojmë disa trajnerë të ndryshëm nëpër Evropë. Jemi takuar me trajnerë në Spanjë, Gjermani, Francë, Rusi dhe në Angli. Në Itali këtë tip loje e bën vetëm Gianpaoli, por ai shpesh vendos edhe një fantazist. Por nëse do të mendojmë për një innovator unë do të mendoja për trajnerin aktual të Lacios. Për Spaletin mendova 3 vjet më parë. Konte është një rreshter i mirë. Kam mjaftueshëm alternativa. Benitez? Ai nuk mund të rrijë larg gruas, kështu që është më mirë të mos i kirjojmë distancë”, tha De Laurentis.

Top Channel