‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Gjashtë persona, mes të cilëve dy fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë tre automjete.
Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në aksin Rrëshen-Milot.
Dy prej automjeteve të përfshira në aksident janë me targa të Kosovës, një tip Volkswagen me targë KS 02-994 IG dhe tjetri tip Opel me targa KS 03-272 FI, ndërsa makina e tretë është tip Benz me targat e Shqipërisë, AA 254 OH.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi dhe një person tjetër që ishte pasagjer në automjetin Volkswagen dhe katër persona që ndodheshin në mjetin Opel.
Tre prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tre të tjerët, përfshi dy fëmijë janë transportuar në Spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën mjekësore.
Për nxjerrjen e të plagosurve nga makinët u kërkua edhe ndërhyrja e zjarrfikëses, ndërkohë që aksidenti bllokoi për disa minuta qarkullimin në Rrugën e Kombit.
Policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel