Një shpërthim me lëndë plasëse tronditi pas mesnate qytetin e Lushnjes. Ngjarja ndodhi në lagjen 18 Tetori rreth orës 02 e 20 ku një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në mjetin “Fiat Croma” në pronësi të 44vjecarit Altin Ahmetaj.

Nga shpërthimi makina dhe një tjetër mjet BMW që ishte parkuar aty pranë, kanë pasur dëmtime. Lënda plasëse që dyshohet të jetë tritol ishte vendosur mbi pjesën e përparme të mjetit Fiat.

Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar Policia, e cila vijon hetimet dhe ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat.

44-vjeçari Ahmetaj, në mjetin e të cilit u vendos tritoli, punon shofer kamioni dhe deri tani nuk dihen motivet e këtij sulmi. Ky është rasti i dytë brenda 5 muajve që në qytetin e Lushnjës vendoset lëndë plasëse.

Top Channel