Bulevardi i Ri, Veliaj: Do ketë 4 ambasada. S’ka më përmbytje në Lumin e Tiranës

06/05/2018 11:34

Erion Veliaj prezantoi sot projektin për rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku do të hapet edhe segmenti i dytë në Bulevardin e Ri të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se në këtë zonë janë bërë shumë transformime, siç është edhe lumi i Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës teksa tha se tashmë shumë njësi do të shpëtojnë nga përmbytjet, vuri në dukje se Bashkia e Tiranës si dhe 4 ambasada kanë në plan të zhvendosen në Bulevardin e Ri.

“Lajmi më i mirë është për njësinë 4.8.9 që e prisnin shiun me dorë ne zëmër, pasi përmbyteshin. Ky është një problem si ‘përrallë nga e kaluara’. Nuk duhet të shqetësohemi më për lumin e Tiranës. Ai nuk është më vetëm një projekt rehabilitimi, por aty kemi mbjell pemë, e kemi hapur shtegje. Por ju them s nuk keni parë më akoma se si do të transportohet lumi i Tiranës. Për çfarë i bëjmë ne qytetet? Për makinat apo qytetarët?! Bulevardi është projektuar më shumë për qytetarët dhe një korsi për autobusët. Tirana rritet çdo ditë. Më në fund kemi një valvul shkarkimi. Ka rreth 4 ambasada që mendojnë të transferohen në këtë lagje. Në fund të verës do të hapim rrugën ‘Siri Kodra’. Bashkia e Tiranës do të zhvendoset në Bulevardin e Ri, duke dhënë vet shembullin për të lehtësuar sadopak. Për këtë projekt, siç është Teatri, apo liqeni i Farkës, apo i Prushit, na duhet më pak histeri dhe më shumë histori. Dhe mos të mësojmë më lemza 4-vjeçare si ajo e 2011-ës”, tha ndër të tjera Veliaj.

Përsa i përket Bulevardit të Ri, Veliaj tha se po themelohet lagjia e parë ku e gjithë infrastruktura mendohet paraprakisht. Sipas kryebashkiakut kjo zonë pritet të strehojë rreth 100 mije persona deri në fund të vitit 2050.

“Betejën më të madhe nuk e kemi me kundërshtarin, por me humbjen e kohës”, tha Veliaj. Me sytë nga zgjedhjet e ardhshme, ai kërkoi që të kryeqyteti të mos pësojë me “lemza 4-vjeçare si ajo e vitit 2011, ku Tirana humbi shumë kohë”, nënvizoi ai.

Top Channel