Këtë të premte Top Channel fillon transmetimin premierë e serialit televiziv Katerina, një film biografik e historik për jetën, ngritjen dhe shkëlqimin e perandores ruse, Katerina e Madhe, e luajtur nga Marina Aleksandrova.

Katherine II, e njohur edhe si Katerina e Madhe ishte perandoresha e Rusisë nga viti 1762 deri në 1796. Ajo njihet si një nga sundimtaret më të forta të historisë, që për 34 vjet të pushtetit të saj arriti të rigjallërojë Rusinë duke e bërë një prej fuqive më të mëdha të Europës.

Filmi tregon historinë e vajzës së një princi Prusian të varfëruar që po bëhet gati të martojë Carin e ardhshëm të Rusise, Pjoterin III. Ajo ëndërron dashurine, por Cari preferon lojërat e luftës dhe tregon pak interes ndaj grave.

Burri i Katerinës duket se nuk tregon asnjë interes ndaj saj. As edhe lindja e djalit të tyre nuk do t’i afrojë ata. Pafajësia e saj vajzërore shpejt do të fiket, natyra e saj e butë do të zëvendësohet me një egërsi të ftohtë dhe ajo e kanalizon vetminë e saj në etjen për pushtet.

Pas një rebelimi në pallat që rrëzoi nga pushteti burrin dhe djalin e saj, ajo u bë Katerina II, sunduesja femër më e madhe e Rusisë.
Por, pushteti i saj u errësua shpesh herë nga jeta personale e kësaj gruaje misterioze, një prej më të përfshirave nga skandalet në epokën ku jetoi.

Si Perandore, Katerina do të jetë një dashnore e papërmbajtur, duke mbledhur rreth vetes të preferuarit e saj dhe duke ju dhënë atyre pozicione në pushtet.

Katerina magjepsëse e Rusisë tërhoqi vëmendjen për dinakërinë, energjinë fizike dhe hijeshinë e pakufijshme.

Katerina është një film epik i jashtëzakonshëm, i cili përfaqëson traditën e madhe të kinemaseëruse në 12 episodet që do të transmetohen çdo të premte në ekranin e Top Channel.

Top Channel