“Po centralizoni kinematografinë”, Shoqata e Kineastëve “Lumiere” kërkesë për shfuqizimin e pr/ligjit të ri: Cenon të drejtat e autorit

24/09/2026 11:47

Shoqata e Kineastëve Shqiptarë “Lumiere” e konsideron industrinë kinematografike dhe audiovizuale rrezik për centralizimin e institucionit përgjegjës për kinematografinë.

Në një letër që mban datën 5 qershor dhe firmën e kryeyarit të SHKSHL, Joni Shanaj drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Niko Peleshi, ministrit të Financave Petrit Malaj, ministrit të Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Goxhe dhe kryetares së Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, shoqata kërkon ndryshimin e këtiij projektligji.

Sipas “Lumiere”, nga projektligji i ri humbet pavarësia institucionale e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Shqiptare, pasi QKK kthehet në agjenci shtetërore në varësi të qeverisë.

“Në momentin që institucioni bëhet agjenci në varësi të plotë të ekzekutivit, rrezikon që prioritetet artistike të zëvendësohen nga prioritete politike dhe projektet të favorizohen sipas afërsisë ideologjike apo klienteliste me ekzekutivin”, thuhet në letrën e “Lumiere”.

Ligji i ri trajton dhe nevojat e realitetit të ri audiovisual, por për kineastët kjo krijon një problem madhor strukturor.

Nëse i njëjti institucion duhet të mbulojë edhe filmin autoral, serialet, platformat, kinemaja rrezikon të humbasë prioritetin dhe fondet mund të shpërndahen drejt produkteve me logjikë ekskluzivisht tregtare ose propagandistike”.

Shoqata e sheh projektligjin e ri cenues të të drejtave morale dhe ekonomike të autorit.

Ligji i ri flet për ‘vënie në dispozicion’, ‘shërbime për producentë’, ‘përdorim tregtar’, por pavendosur në qendër autorin dhe veprën artistike e cila nuk është thjesht material apo fond arkivor. Në praktikë kjo mund të sjellë përdorim tregtar pa autorizim ligjor nga autorët pronarë intelektualë dhe/apo administratorët ligjorë të të drejtave; ‘restaurime’ (në fakt, shpesh skanime të thjeshta), pa marrëveshje ligjore nga autorët pronarë, shfrytëzim pa marrëveshje apo dakordësi dhe anashkalim të trashëgimtarëve të të drejtave autoriale”.

Në fund, Shoqata e Kineastëve Shqiptarë Lumiere kërkon zbatimin e ligjit aktual të kinematografisë.

Top Channel