PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Bashkimi Europian dërgoi në Kosovë delegacionin faktmbledhës për vizat, një lëvizje kjo që vjen pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës.
Detyra e këtij delegacioni është të mbledhë të dhënat e më pas t’i analizojë ato për të parë sesa është plotësuar kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – i fundit në procesin e liberalizimit të vizave.
Grupi kryesohet nga Simon Mordue, zëvendësdrejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për emigracionin, Punë të Brendshme dhe Shtetësi.
Për Kryeministrin Ramush Haradinaj, qeveria i ka përmbushur të gjitha kriteret e mbetura të kërkuara nga Komisioni Evropian. Në të njëjtën linjë shprehet edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, e cila thotë se në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e bllokut ka paraqitur arritjet sa i takon sundimit te ligjet dhe disa kërkesave të tjera.
Bindja e zyrtarëve kosovare është se vlerësimi që do të dalë nga delegacioni teknik, ka për të qenë pozitiv. Ai pritet të bëhet publik në muajin qershor. Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar në Kosovë është theksuar në raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe në shumë raporte hulumtuese të organizatave që monitorojnë sistemin e drejtësisë.
Top Channel