E martë, 15 Janar 2019
22:31
Arrestimi i Klement Balilit, Kryetari i Bashkisë Delvinë: Si negociova për vetëdorëzimin e xhaxhait

Pas dy vitesh në kërkim, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, është vetëdorëzuar në polici, e tashmë do të përballet me akuzat për trafik ndërkombëtar droge. Po përse u vetë-dorëzua? Çfarë kushtesh kishin negociatat për dorëzimin e tij? Kush e ka radhën? Këtë janë disa prej pyetjeve të ngritura në emisionin Top Show, ku ka pasur edhe një lidhje telefonike me nipin e tij, Rigels Balili, i cili është edhe kryetar i Bashkisë Delvinë.

22:05
Zëri i Amerikës këmbëngul: I qëndrojmë kronikës mbi ndikimin e politikës për emërimet në administratë

Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, përmes një prononcimi për mediat të martën në Tiranë, vuri në dyshim dhe kërkoi përgënjeshtrimin e kronikës së botuar një ditë më parë nga Zëri i Amerikës lidhur me ndikimet e politikës për emërimet në administratë.

21:57
Gattuso tregon si ndalet Ronaldo

Milani po përgatitet për t’u përballur me Juventusin në sfidën e vlefshme për Superkupën e Italisë, ndërsa trajneri Gattuso përveç se me bardhezinjtë, duhet të bëjë llogaritë edhe me zërat e merkatos.

21:47
“Shokohen” tifozët e Tottenham, dëmtohet Harry Kane

Ambiciet e Tottenham për të mbajtur një vend që të kualifikon në Ligën e kampioneve kanë pësuar një goditje serioze, me dëmtimin e futbollistit më të vlefshëm të ekipit, Harry Kane.

21:26
Milan kërkon Zhegroven, talenti kosovar drejt Serie A

Milan po vuan një sezon me oshilacione që rrezikon të kthehet në dështim nëse nuk do të kualifikohet në Ligën e kampioneve, por drejtuesit vazhdojnë për të ardhmen e klubit dhe po kontaktojnë talente të ndryshëm,

20:56
Brexit, Parlamenti britanik rrëzon marrëveshjen e May

Parlamenti britanik ka rrëzuar me 432 vota kundër marrëveshjen e Theresa May me BE për Brexit. Vetëm 202 deputetë të parlamentit britanik votuan pro marrëveshjes, duke shënuar humbjen më të madhe të një qeverie më Britani.

20:37
Kartat e identitetit/Shqiptarëve s’u ndahen radhët, zgjimi që në 4 të mëngjesit

Këtë fillimviti, fluksi i qytetarëve që aplikojnë për karta dhe pasaporta është rritur, pasi deri në fund të 2019 skadojnë rreth 1.4 milionë karta.

20:21
Matura Shtetërore, nis plotësimi i formularëve për aplikim

Puna për Maturën Shtetërore 2019 ka nisur më herët. Maturantët kanë filluar të plotësojnë formularin A1, fill pas pushimeve dimërore, që nga data 7 janar.

20:14
Përplasja me Qeveri-Presidencë vijon. Meta kthen mbrapsht edhe ligjin për kadastrën

Presidenti Meta ka kthyer për rishikim ligjin për Kadastrën, i cilësuar nga qeveria Rama si ligji që do t’i jepte fund problemit të pronës dhe legalizimit duke shkrirë zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

19:52
Humbi jetën në derën e spitalit. Endacaku 68-vjeçar vdiq nga i ftohti, vuante nga diabeti

Vetëm disa metra larg urgjencës së QSUT-së gjeti vdekjen 68-vjeçari i pastrehë Hasan Hykja.

19:38
Kapja e Balilit, OSBE: Lufta kundër krimit të organizuar, po sjell rezultate konkrete

Arrestimi i Klement Balilit është përshëndetur nga të gjithë institucionet ndërkombëtare që ndodhen në Shqipëri.

19:28
Tiranë, trotuaret me rampa për invalidët

Me qëllim krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, Bashkia e Tiranës po investon për ndërtimin e ramnpave ulëse, duke u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë aftësi të kufizuara apo nënave të reja me karrocë.

19:22
Fituesja britanike e lotarisë e josh dhe i lutet futbollistit shqiptar për martesë

Jane Park, e cila mori vëmendjen e mediave në Britani, pasi fitoi një lotari të madhe që në moshën 17 vjeçare, ka postuar foto me nënkuptime seksuale ndaj futbollistit Florian Kamberi.

19:02
TopAwards/ Getinjo ngjitet në “Top 5”

Një hit që premton u konsiderua prurja më e fundit e Getinjo dhe duket se artisti nuk zhgënjeu aspak fansat e tij. I ardhur mjaft ndryshe, me një tjetër stil në këndim, reperi është bërë sërish qendra e vëmendjes, falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut.

18:44
Ftesë në 5/ Fotomodelja seksi: Nuk pozoj me të brendshme sepse…

Fotomodelja simpatike Nensi Kola ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” për të folur rreth pasioneve të saj dhe jetës personale.

18:24
Brexit: Cilat janë opsionet në tavolinë?!

Sonte në mbrëmje Britania do të mësojë nga vota në Parlament se çdo të ndodh me Brexit-in, dhe çfarë kahu do të marr ky proces që ka shkundur nga themelet tërë strukturat e shtetit dhe shoqërinë britanike. Marrëveshjen e Tërheqjes e negociuar mes Theresa May dhe Bashkimit Evropian, do të votohet dhe gjasat janë që ajo të refuzohet nga deputetet. Pyetja që lind është çfarë do të ndodh më pas me Brexit pavarësisht nga vota?

18:22
Lleshaj për Balilin: Opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sqaroi në Twitter të gjithë ata që, sipas tij, janë hutuar nga arrestimi i Balilit.

17:26
Trondit pornostarja: Jam përdhunuar nga ministri i Brendshëm

“Jam përdhunuar nga Salvini”. Kjo është fraza e postuar nga pornostarja italiane Velantina Nappi në Instagram.

17:18
“Balili”, Rama reagon sërish: Opozitës i “djeg”

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për dorëzimin në polici të Klement Balilit me anë të një statusi në Twitter.

17:04
Kapja e Balilit, reagon ambasada e SHBA: Kush e ka radhën?

Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur arrestimin e një prej personave më të kërkuar nga autoritetet shqiptar, Klement Balilit, i cilësuar edhe si Escobari i Ballkanit.

16:58
Ngujohen edhe studentët e Elbasanit

Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” u janë bashkuar studentëve të Tiranës e Durrësit, duke u ngujuar brenda godinës kryesore ku ndodhet Rektorati dhe administrata si dhe disa fakultete, në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë që në ditët e para të dhjetorit.

16:53
Kosova në Berlinale. Do të përfaqësohet me filmin “Në mes”

Për herë të parë Kosova shkon në Berlinale me filmin “Në mes”. Ishte vetë Festivali Ndërkombëtar i Filmit BERLINALE që njoftoi pjesëmarrjen e filmit të autorit Samir Karahoda në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtër.

16:47
Dëmet nga dëbora. Në Shkodër dhe Dibër, akulli bëhet problematik

Palestra e një shkolle në Shkodër është dëmtuar nga pesha e dëborës. Fatmirësisht, shembja e çatisë së palestrës së shkollës “Branko Kadia” nuk u shndërrua në një tragjedi për shkak se ndodhi në orët e para të mëngjesit.

16:41
Unaza, puna është ndalur. ARRSH: Në pritje të vendimit të shpronësimeve

Ka kaluar më shumë se dy muaj që kur u shpallën fituesit e tenderit për rindërtimin e segmentit të Unazës së Re nga sheshi “Shqiponja” e deri tek Pallati me shigjeta, por puna në terren nuk ka nisur ende.

16:32
’97 e dytë në Shqipëri? Balla përgjigjet në Top Talk

Në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla komentoi gjuhën e ditëve të fundit të përdorur nga opozita, e cila ka nota të një konflikti social.

16:25
Top Talk/ Balla: Meta po bën “lojën” e opozitës

Taulant Balla u shpreh në studion e emisionit Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se Presidenti Ilir Meta “ka prirje që të shndërrohet në një kryetar alternativ të opozitës”.

16:10
Top Talk/ Balla: Meta në tejkalim të kompetencave Kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi në Top Talk se mazhoranca nuk e ka mendjen te Presidenti Ilir Meta, por te njerëzit, duke shtuar se gjatë periudhës së fundit janë 3-4 vendime të Metës që bien në kundërshtim me Kushtetutën.

15:59
Dogana e Kosovës në Durrës. Përurohet pika e re në portin më të madh shqiptar

Në Portin e Durrësit u hap këtë të martë pika doganore e Kosovës. Projekti që ka nisur në vitin 2016 pritet të lehtësojë procedurat e deklarimit në doganë dhe të shkurtojë kohën e kryerjes së tyre.

15:43
Ministrat me dy poste. 8 raste me më shumë se një portofol në qeveri

Ndonëse deputet dhe kryeministër i vendit, Edi Rama është ende në pritje të dekretimit të tij nga Presidenti Ilir Meta në funksionin e ministrit të Jashtëm, të cilin vendosi ta marrë vetë përsipër pas konfliktit me kreun e shtetit mbi kandidaturën e refuzuar të Gent Cakës.

15:37
Aeroporti, 84 milionë euro më shumë

Koncesionari i aeroportit të Rinasit ka fituar 84 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar të marrëveshjes koncesionare.

15:24
“Magjistari”, dy vite në arrati. Si dështoi Tahiri dhe Xhafaj për kapjen e “Eskobarit”

Pas emërimit të Klement Balilit si funksionar i transporteve në qytetin e Sarandës, opozita nisi vargun e denoncimeve si fillim nga Genc Pollo dhe më tej nga demokrati Arben Ristani.

15:15
Unaza, 3.8 mln euro më pak. Tenderi me konkurrencë uli vlerën e projektit

Përsëritja e tenderit për “Unazën” e Tiranës ka nxjerrë në pah diferenca të mëdha çmimesh, krahasuar me tenderin e parë. Në tenderin e anuluar, pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve, kompania “DH Albania” e fitoi kontratën për ndërtimin e lotit të parë me një çmim prej 2.24 miliardë lekësh, ose rreth 18 milionë euro.

15:10
Fshatrat e bllokuar nga dëbora

Pavarësisht se situata në akset nacionale është përmirësuar, shumë fshatra mbeten ende të izoluar. Rrugët që banorët duhet të përshkojnë për të marrë ushqim dhe që i lidhin me këto akse janë mbuluar me dhjetëra centimetra dëborë.

14:47
6-vjeçari vdes në spital, mjekët: Priste të bënte transplantin e mëlçisë

Një fëmijë 6-vjeçar (R.I.) ka humbur jetën një natë më parë në Shërbimin e Peditatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare.

14:42
Bushati: Falenderoj Ramën dhe PS-në për besimin

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste që i besuan drejtimin e diplomacisë shqiptare, gjatë një konference me homologun e tij italian, e fundit si ministër.

14:27
Vetëdorëzimi i Balilit, avokati: Nuk iu shmang drejtësisë

Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku tha për mediat se për asnjë çast klienti i tij nuk i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa shtoi se ai u vetëdorezua kur u plotësuan kushtet.

14:18
Rikonstruktohet godina 5 në QS, Veliaj: Studentë, përfundoni në kohë vitin

Pas konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Mjekësisë, ka nisur puna për rikonstruksionin e godinës numër 5 në konviktet e Qytetit Studenti.

14:13
Gjonaj publikon dosjen me prova: Përgënjeshtron akuzat për punësimet në policinë e Burgjeve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka thënë se procesi i punësimeve në Drejtorinë e Burgjeve ka qenë i hapur dhe transparent, duke hedhur poshtë denoncimin e publikuar nga “Zëri i Amerikës” ditën e djeshme.

13:58
Problemi i smogut, në Tajlandë ngrihen avionë për të “mbjellë” re

Tajlanda ka dislokuar avionët e shiut për të “mbjellë” re, në një përpjekje për të luftuar ndotjen që ka mbështjellë kryeqytetin e saj javët e fundit.

13:52
Indi, mbahet festivali më i madh i zhytjes në ujërat e shenjtë

Tubimi më i madh fetar mbi faqen e tokës ka nisur të martën, me dhjetëra e miliona pelegrinë hindu të mbledhur në Indi për t’u zhytur në ujërat e shenjtë, për atë që njihet si “Kumbh mela”.

13:48
Fenomeni i Hënës së përgjakur do të shihet në fundjavë

Këtë fundjavë, gjysma e globit do të bëhet dëshmitare e të famshmit eklips të plotë të Hënës, që njihet edhe si “Superhëna e përgjakur”.

13:40
Dy kushtet e Balilit për t’u vetëdorëzuar

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë detaje nga operacioni për ndalimin e Klemend Balilit.

13:30
Paloka për vetëdorëzimin e Balilit: Skemë e kontrolluar si me Tahirin

Vetëdorëzimin e Klement Balilit, Partia Demokratike nuk e quan një hap të madh në luftën kundër krimit, siç e cilësoi kryeministri, por një skemë të kontrolluar dhe menaxhuar në pakt me Edi Ramën.

13:24
Kryeministri Haradinaj, ende pa përgjigje për vizën amerikane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar të pajiset me vizë amerikane, por ende nuk ka asnjë përgjigje.

13:06
“Brexit”, hebrenjtë e Britanisë po kërkojnë pasaporta gjermane

Simon Wallfisch luan zakonisht himnin e Bashkimit Europian para Parlamentit britanik, e kjo është protesta e tij kundër “Brexit”-it.

13:03
Balla: Reforma Zgjedhore, shumë shpejt në Kuvend

Në një deklaratë për mediet, në dalje të punimeve në një nga komisionet parlamentare, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se paketa për Reformën Zgjedhore do të shkojë sa më parë në Kuvend.

12:57
Ekonomia gjermane, rritja më e ulët në 5 vite

Ekonomia e Gjermanisë është rritur me 1.5 për qind gjatë vitit të shkuar, ritmi më i ulët i rritjes ky që nga viti 2013. Sipas shifrave të fundit të Zyrës të Statistikave Federale, ekonomia më e madhe e Europës është ngadalësuar ndjeshëm.

12:39
Vrasja e trefishtë në Tiranë, flet nga Suedia vajza e viktimave

Gazeta “Shqip” ka mundur që të kontaktojë vajzën e dy viktimave të vrarë nga dhëndri i tyre Majlind Lila, ku ky i fundit vrau edhe veten.

12:26
Mediat greke: Vrasja e shqiptarit në burg, për të mos spiunuar bashkëpunëtorët

Shqiptari i vrarë në ambientet e burgut të  Koridhalosë, Albert Bako dyshohet se është eliminuar nga bashkatdhetarët e tij. Kjo është ajo që shkruhet në mediat greke.

12:17
Ndalimi i Balilit, Meta: Vlerësoj ndërkombëtarët për presionin

Nga Lezha, ku ka qenë këtë të martë, presidenti Ilir Meta ka komentuar dy prej zhvillimeve të politike dhe jopolitike të orëve të fundit.

12:08
Rama: Balili nuk u vetëdorëzua! Realizuam me sukses operacionin

Kryeministri Rama e ka përshëndetur menjëherë në rrjetet sociale dorëzimin e të shumëkërkuarit Klement Balili, lëvizje të cilën e ka quajtur një hap të madh në luftën kundër krimit të organizuar.

12:03
Wake Up-Cover/ Klea këndon ” When I was your man” të Bruno Mars

Klea Balukja, këngëtarja e re 17 vjeçare renditet në Top Listë me këngën e saj “Herën e parë”. Ajo ishte e ftuar sot në ” Wake Up” ku performoi një cover nga Bruno Mars.

12:01
Wake Up/ Bregu nga Sarajeva komenton mos dekretimin e Gent Cakajt

Kryetarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, me qendër në Sarajevë, Majlinda Bregu gjatë intervistës në ” Wake Up” tha se do nisë një tur vizitash në vendet e rajonit, ku e para do të jetë në Tiranë.

11:58
Lleshaj: Balili, në duart e policisë. I siguruam një proces të drejtë ligjor

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme, të njoftuar paraprakisht edhe nga Kryeministria, ministri Sandër Lleshaj konfirmoi vetëdorëzimin e Klement Balilit, pa dhënë detaje operacionale, teksa dha edhe një mesazh të vendosur për vijimin e luftës ndaj krimit të organizuar.

11:58
Mbytet 77-vjeçari, kishte shkuar për peshkim në Shkumbin

Një i moshuar ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Shkumbin, në fshatin Xibrakë të Elbasanit.

11:55
Wake Up/ Majlinda Bregu: U largova sepse nuk më donin!

Majlinda Bregu ish deputete e Partisë Demokratike dhe ish Ministre e Integrimit, prej muajit Janar gëzon zyrtarisht postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, kandidim ky i cili u mbështet edhe nga qeveria shqiptare.

11:51
Wake Up/ ISHP: 3 raste të reja çdo javë me fruth

Mjekët apel prindërve, mos neglizhoni vaksinat!

11:51
Bora nuk ndalet në Europë, të paktën 26 viktima

Shërbimi i motit i BBC-së ka paralajmëruar se Europa do të përballet me më shumë reshje bore këtë javë, pas disa ditësh përmirësimi të kushteve të motit, që kanë marrë edhe dhjetëra jetë njerëzish në kontinent.

11:45
Hagë, dita e dytë e marrjes në pyetje për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Marrja në pyetje e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Prokurorinë Speciale në Hagë vazhdon edhe të martën, me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, që do të vijojë t’iu përgjigjet për të dytën ditë radhazi pyetjeve të prokurorëve, mbi pretendimet për përfshirjen në krime lufte apo paslufte në Kosovë.

11:34
“Rally Dakar”, Peterhansel rigjen fitoren në etapën e 7

“Rally Dakar” dhuron të tjera emocione. Etapa e 7 e këtij kompeticioni, që nisi dhe u mbyll në San Juan de Marcona, përfundoi me fitoren e Stephane Peterhansel, që njihet ndryshe si “Mister Dakari”.

11:27
“Australian Open”, kualifikohen Williams dhe Nishikori

Serena Williams e nisi mjaft mirë aventurën e saj në “Australian Open”. Tenistja amerikane u kualifikua për në raundin e dytë të turneut të parë “Grand Slam” të vitit, pasi mundi gjermanen Tatjana Maria 2-0.

11:04
Ministrat e rinj, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme të mërkurën

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme përpara nisjes së punimeve normale të 21 janarit, që është përcaktuar për të mërkurën në orën 17:00.

11:02
Sfida e radhës së Stelës në “Në shtëpinë tonë” – Kick Box

Stela vazhdon kërkimin për disiplinë sportive që mund të përshtatet për të.

10:54
Mosha e duhur për të humbur virgjërinë? Britanikët kanë një “peng”

Keqardhja më e madhe e të rinjve britanikë është fakti që e kanë humbur virgjërinë shumë, shumë shpejt. Ky është rezultati i një sondazhi të fundit mbi sjelljet seksuale të britanikëve.

10:41
Probleme me mishrat e dhëmbëve, stomatologu këshillon

Sot në emisionin ” Në shtëpinë tonë” do të flasim për mishrat e dhëmbëve.

10:41
Dorëzohet Klement Balili. Operacioni dymujor i shtrëngoi lakun trafikantit në kërkim

Ka marrë fund arratia më se dyvjeçare e Klement Balilit, i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, “Baroni i drogës”, apo edhe “magjistari”.

10:04
Peshkopi, fshatrat vijonë të jenë të izoluara

Fshatra të bllokuar, por edhe rrugë të qytetit të Peshkopisë që duhen pastruar. Kjo është situata e paraqitur nga Peshkopia, ku thuhet se puna për hapjen e tyre ka vijuar përgjatë të gjithë natës e po ashtu edhe në orët e mëngjesit të kësaj të marte.

09:41
ARRSH: Qarkullim me zinxhirë nga veriu në juglindje (Foto)

Në përmbledhjen e përditshme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar mbi situatën e akset kombëtare të vendit, vihet re se ka ende shumë akse të papastruara nga bora apo ngricat, duke e vështirësuar qarkullimin e mjeteve në kushte normale, ndaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

09:18
Greqi, shqiptari i jep fund jetës në birucën e rajonit policor

Një shtetas shqiptar, i ndaluar në rajonin e policisë “Ajo Nikolao” në Kretë, është gjendur i vdekur në birucën ku mbahej.

09:08
E quan Gisele Bündchen “braziliane të keqe”, por e fton të bëhet ambasadore

Ministrja e re e Agrikulturës së Brazilit e ka përshkruar si një “braziliane të keqe” modelen e famshme Gisele Bündchen, për shkak se aktivizimi i saj në fushën e mbrojtjes së mjedisit ka prishur imazhin e vendit në botë, duke e ftuar supermodelen në fakt që më mirë të bëhet “ambasadore” për sektorin agrikulturor.

08:50
Mungon shërbimi katering, Trump porosit ushqim “Fast Food”-i për administratën

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtruar një banket “Fast Food”-i në Shtëpinë e Bardhë, duke fajësuar mbylljen e pjesshme të qeverisë për mungesën e stafit të kateringut.

08:33
“Brexit”, dita e votimit në Parlament

Deputetët britanikë përgatiten të votojnë sot për ta miratuar ose jo marrëveshjen e Theresa Mayt për shkëputjen nga Bashkimi Europian. Vota më domethënëse ndonjëherë pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës, pas përfundimit të një debati gati 5-ditor mbi “Brexit”-in.

05:43
Tsipras përballet me votëbesim të mërkurën, debatet parlamentare nisin sot

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras pritet të përballet me një votim parlamentar të besimit të mërkurën, pasi partneri i tij i koalicionit të krahut të djathtë, vendosi të prishë marrëveshjen për shkak të divergjencave mbi paktin që pritet të zgjedhë çështjen e emrit të Maqedonisë.

04:50
Mynihu renditet ndër atraksionet kryesore turistike për 2019-ën (Foto)

“New York Times” e rendit Mynihun si një ndër atraksionet kryesore të udhëtimeve për vitin 2019. Kryeqyteti i Bavarisë ia ka dalë të renditet në 5 destinacionet më të rëndësishme të listës, pas zonave të njohura për bukurinë e tyre natyrore si Karaibet apo dhe objekte kulti si tempulli Hampi në Indi.

03:57
Airlander 10 “tërhiqet” për t’u rikthyer edhe më luksoz – FOTO

Aeroplani më i madh në botë ka dalë në “pension” pas gjashtë fluturimeve testuese, pasi ndërtuesit e saj po përgatiten për të ndërtuar një model të ri komercial për ta ngritur në qiell në fillim të 2020-s.

03:01
Ferrari kërkon djalin e Schumacherit në skuadër

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, është gati t’i bashkohet skuadrës italiane të Ferrarit, duke filluar që nga ky sezon.

02:14
Haradinaj: Pezullojmë përkohësisht taksën “serbe”, nëse marrim garanci për marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të kuptohej se qeveria e tij mund ta pezullojë përkohësisht taksën e vendosur mbi mallrat serbe, por vetëm pas garancisë ndërkombëtare mbi një marrëveshje finale, e cila do të rezultonte me njohjen e pavarësisë.

01:32
Partizani arrin akordin me mbrojtësin që vjen nga kampionati finlandez

Kanë mjaftuar 45 minuta në fushën e lojës, në miqësoren e luajtur pasditen e sotme përballë Dinamos së Zagrebit, që mbrojtësi Lum Rexhepi të bindë drejtuesit e Partizanit, që t’i ofrojnë një kontratë.

00:55
Akuzat e medias, Trump: Nuk kam punuar kurrë për Rusinë

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të hënën se kurrë nuk ka punuar për Rusinë, duke bërë kështu mohimin e tij të parë të drejtpërdrejtë, pas një njoftimi të medias se FBI në vitin 2017 hetoi nëse ai veproi kundër interesave të Amerikës.

00:19
U sulmua me thikë, kryebashkiaku polak humb jetën në spital

Pawel Adamowicz, kryebashkiaku liberal i qytetit polak Gdansk, vdiq të hënën nga plagët e marra pasi u sulmua dhe godit me thikë nga një ish-i dënuar, i cili e sulmoi në skenë, gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha bamirëse të Polonisë.

E hënë, 14 Janar 2019
23:56
Arsimi i Kosovës në grevë/ Mësuesit duan rritje rroge, studentët me kërkesa të tjera

Punonjësit e shkollave fillore, ato të mesme dhe universitetet publike të Kosovës, janë hedhur në një grevë të përgjithshme, për t’i bërë trysni qeverisë që të ndryshojë ligjin e pagave, duke rritur normën e pagesës për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor publik.

23:43
Kupa e Italisë, Roma kualifikohet dhe gjen Fiorentinën në çerekfinale

Roma e nisi vitin 2019 me një fitore të thellë 4-0 përballë Virtus Entellës në stadiumin “Olimpico”, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

23:16
Tiranë, një makinë përfshihet nga flakët

Një makinë është përfshirë nga flakët përgjatë unazës së re, pranë zonës së Kristalit.

23:01
Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi, Milo në “Open”: Ja pse Rama dhe Meta s’kanë asgjë në dorë

Debati për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ishte një nga temat e diskutuara sonte në Open. Në një kronikë, moderatorja solli në kujtesë deklaratën e Ramës dhënë në shtator të vitit të kaluar pak muaj më parë. Rama tha asokohe se: “Kam ndjesinë e fortë që jemi para një shansi historik”.

22:58
City triumfon dhe ruan ritmin e Liverpoolit

Në sfidën e fundit të javës së 22-të të Premier Leagues, Manchester City mposhti Wolvesin me rezultatin e pastër 3-0, duke ruajtur ritmin e Liverpoolit kryesues të renditjes.

22:20
Tenderi për Unazën e Re, ARRSH: PD spekulon, janë të njëjtat standarde

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar kundër pretendimit të PD se ARRSH ka ndryshuar kriteret për të favorizuar firmën “Gjoka Konstruksion”, në lotin e parë të Unazës së Madhe, që shtrihet nga Pallati me shigjeta te ish-rrethrrotullimi “Shqiponja”.

21:56
Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni, firmos Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit ka firmosur Ligjin për gjuhët. Ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në Gazetën Zyrtare menjëherë hyn në fuqi.

21:50
“Open”/ Ylli Manjani: Kushtetuta ndalon Ramën të jetë ministër i Jashtëm

Tema e emisionit “Open” këtë të hënë i është dedikuar eventit më të rëndësishëm politik të ditës, vetëemërimit si ministër i Jashtëm i kryeministrit Rama. Por në një lidhje telefonike ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e vë në diskutim nëse Kushtetuta e lejon ose jo që një gjë e tillë të ndodhë.

21:28
“Open”/ Peza: E gjithë opozita e dashur sot me Bushatin, harrojnë çfarë kanë thënë

Beteja politike mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta arriti kulmin me refuzimin që ky i fundit bërë ndaj emërimit të Gent Cakaj, si ministër i Jashtëm dhe dekretimin e shkarkimit të Bushatit si ministër i Jashtëm.

21:21
Rama cilëson “kazan” Zërin e Amerikës, reagon Basha: Akt i turpshëm

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të Zërit të Amerikës, që denoncoi “farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama”.

21:05
Gazetarja e Top Channel: Vlora po zien, policia merret me statistikat e kundërvajtjeve rrugore

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në profilin e saj në Facebook, për atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës, ku mbetën të plagosur dy persona, ndërsa ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e atentatorëve.

20:42
Fiks Fare/ Skandali i kolaudimit në Korçë, 3 000 lekë për të kaluar makinën

Fiks Fare solli skandalin e radhës, atë të një tjetër rasti ryshfeti. Mjaftojnë 3000 lekë të marrësh kolaudimin pa e vrarë mendjen nëse është apo jo në parametrat e duhura mjeti.

20:30
“Ftesë në Pesë”/ Ish-Missi bën deklaratën e papritur: Në adoleshencë të gjithë kemi flirtuar me…

Modelja simpatike Atalanta Kërçyku ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi deklaratën e bujshme të shkrimtarit francez Yann Moix mbi dashurinë dhe moshën e grave.

19:57
Grabitja në Shkozet, e organizuar mirë

Grabitja e biznesmenit në Shkozet të Durrësit ishte e mirëplanifikuar nga autorët e saj, të cilët prej të paktën 4 muajsh ishin vënë në ndjekje të tij.

19:51
Rama: Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të Zërit të Amerikës, që denoncoi “farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama”.

19:49
Tabaku: Punësimet partiake i kushtojnë 140 milionë euro Buxhetit!

Pak pas publikimit nga Zëri i Amerikës të disa përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko, deputetja e PD, Jorida Tabaku reagoi me anë të një postimi në Facebook, duke theksuar se punësimet partiake i kushtojnë 140 milionë euro buxhetit të shtetit.

19:47
Bojkoti, aleatët të ndarë. Vasili e Ndoka: Marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin

Aleatët e demokratëve janë të ndarë sa i takon marrëdhënies me Kuvendin. Lëvizja Socialsite për Integrim dhe demokristianët nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me republikanët sa i takon rikthimit të normalitetit parlamentar.

19:00
Surprizon gazetarja e njohur: Unë jam si Jennifer Lopez, kam të dashurin 7 vjet më të vogël se vetja

Gazetarja e njohur Zhaklin Lekatari ka qenë pjesë e panelit të diskutimit të sotëm në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

18:53
Salianji: Hetimi i dosjes 339 çon në arrestimin e Ramës

Partia Demokratike ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga Zëri i Amerikës të një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko, ku thuhet se punësimet në burgje bëheshin me urdhra dhe ndërhyrje të zyrtarëve të PS-së.

18:51
Rabiot, 15 milionë euro larg Barcelonës

Aktualisht mesfushori i talentuar francez nuk aktivizohet më nga trajneri Thomas Tuchel pasi Rabiot ka vendosur të mos rinovojë me PSG.