Iris Luarasi kujton periudhën e saj si studente: Ky profesor ka qenë tmerri im

30/10/2019 23:42

Kjo e mërkurë në “Soirée” me Jonida Shehun ishte një mbrëmje për të festuar Halloween-in dhe për të folur rreth frikërat e gjithsecilit.

Iris Luarasi ishte e ftuara e parë e emisionit për të sqaruar deklaratën e saj që ka nelur 4 ish studentët e saj që sot janë të famshëm. Gjatë intervistës ajo është pyetur se kë profesor ka patur frikë kur ka qenë studente.

“Edhe unë kam pasur pedagogë që kanë qenë absolutisht tmerri im. Ka qenë profesori që na jepte ‘Hyrje në Gjuhësi’, Rami Memushaj, i cili më vuri 9-të.

Për mua 9-ta ishte ngelëse dhe kaluar ngelëses se isha e fiksuar që unë duhet t’i merrja të gjitha 10-ta. Ti nuk mund ta imagjinosh dot se si unë shikoja ëndrra me profesor Rami Memushaj, por ai ka qenë një nga njerëzit që e kam respektuar shumë sepse prej tij unë mendoj se kam një gjuhë shqipe shumë të mirë”, është shprehur Iris Luarasi.

Top Channel