Një vendim i datës 29 tetor, i gjykatës së shkallës së parë pranë Krimeve të Rënda, bëri të mundur sekuestrimin e rreth 3 milionë eurove pasuri. Nga hetimet e Prokurorisë ka rezukltuar se pronat e sekuestruara, të cilat tashmë i kanë kaluar agjensisë për aministrimin e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara, rridhnin nga veprimtaritë kriminale të Jetmir Kastratit, Armando Duçjat, Eri Perlingut dhe Dëfrim Eçit.

Të katër personat e mësipërm, janë arrestuar gjatë operacionit të quajtur GOLDFINGER, i cili u zhvillua në Danimarkë në 26 qershor të këtij viti. Ata ishin pjesë e 42 persona të arrestuar për trafikimin e 1650 kg kokainë, por edhe armëve.

Të katër të arrestuarit, një pjesë të parave të përfituara e kishin investuar në shqipëri në emër të familjarëve të tyre. Një prej të cilëve kishte investuar këto para ishte edhe Astrit Beqiri, kunati i Jetmir Kastratit. Ai u arrestua në Shkoder ditën e operacionit që u zhvilua në disa vende të Bashkimit Europian.

Më 25 qershor të këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda, kërkon sekuestron preventive mbi mbi kompaninë në emër të Astrit Beqiri, si dhe të gjitha aksioneve dhe asetet e kësaj shoqërie.

Dy ditë më pas, Prokuroria e Krimeve të Rënda, i drejtohet Qendrës Kombëtare të Biznesit për të kryer sekuestrimin preventiv.

Këto është lista e pasurive të sekuestrua; një pulari në Shkodër e quajtur RENS 2015, 10 apartamente banimi në Velipojë, një apartament banimi në shkodër, si dhe 14 automjete të viteve të fundit, vlera e së cilave shkon deri në 3 milionë euro.

I gjithë ky operacion u koordinua nga Europol dhe u shtri në disa vende, si Suedia, Gjermania, Holanda, Belgjika Sllovenia dhe Shqipëria. Ditën e operacionit u sekuestruan 40 kg kokainë, mbi 600 mijë euro, arme zjarri, granata, disa automjete dhe objekte te ndryshme me vlerë.

Top Channel