Dosja e Habilajve/ Zbardhet biseda mes Koçerrit dhe të motrës: Po lehin qentë, ka njerëz tek ullinjtë, shiko lajmet

30/10/2019 18:57

Top Channel ka siguruar dokumente të dosjes së Habilajve ku janë disa biseda të Armand Koçerrit dhe Moisi Habilajt si dhe telefonata me familjarët e tij ku nga bisedat mësohet se edhe ata janë në dijeni të aktivitetit.

Më saktë ai në një telefonatë bisedon me të motrën ku edhe i thotë që të shikojë lajmet.

Biseda nr. 1514:

Më datë 04.10.2017, ora 6:04:52 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 0692026777, që përdoret nga bashkë i pandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

645- Car bën ore

777: Ca po bën

645- Ckemi

777: Ca bëjmë ja

645:  Ka nja nëntëdhjetë kile “Fantoj” Arseni ti lë aty te fabrika, të duhen ty

777- Po, ore bjeri po i ke

645- Hajt

Biseda nr. 1576:

Me datë  05.10.2017, ora 1:53:42 PM, numri i telefonit 069 4336645 që përdoret nga i pandehuri Armannd Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 0682026777 që përdoret nga bashkë i pandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

777-Alo

645: Ca po bën, ta marr i çik Tojota të vejë në vodice për të marrë ca mish që kam porositë

777-Hajt o vlla.

Biseda nr.1557

Me datë 06.10.2017, ora6:20:35 PM, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga një person i paidentifikuar me numër 0699005454, me këtë përmbajtje:

645-Hë çkemi

454:Çu bërë

645: N’Babicë

454: E more Lolon për atë  që të thashë unë

645: Jo jo, po hajt se ta mar.

454: Po mere për atë që t’i bëj gati

Biseda nr.1657

Me datë 06.10.2017, ora 06:22:00 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, por nuk ka pasur bisedë mes tyre

Biseda nr.1674

Me datë 06.10/2017, ora 8:36:42 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

777: Hë Vlla

645: Ca po bën o vlla

777: Ça të bëj pi raki

645: Të  bëftë mirë, kam nja 170 kile Frantoj të duhen?

777:Jo, që duhen  nesër do ndez fabrikën do të the unë.

645: Ok,  mirë hajt.

777: Hajt, jo jo.

Biseda nr.1675

Me datë 06.10/2017, ora 8:37:28 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numerit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

645: Hë Vëlla

777: I thuaj Arsenit që të thotë ty ti çoj te fabrika, jo i thuaj, mo gënje mo, i thuaj.

645:Ë

777: I thuaj Arsenti që të thotë ty ti çoj tani te fabrika, jo i thuaj, po gënjeve nuk të merr asnjë kokërr ai, i thuaj.

645: Po jo ore, jo ç’punë ke ti o vlla, ti ke punë me mua

777: Jo, jo se dëgjova që të tha Arseni  tani, ti coj te fabrika tha.

645: Jo ore, jo

777: Jo ore jo, kështu është puna, jo.

Biseda nr. 1803:

Me datë 16:10.2017, ora 17:29:57, numri numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 0695252289 që  përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

645: Hë

289: Ça bëtë juve mbaruat punë

645: Pse kishe gjë apo

289: Jo ore jo nuk kisha  gjë, ka dalë tek Fokusi Qëndra Babicë e madhe, në televizor për qendrën që s’është në rregull

645: Po mirë le të dalë

289: Shikoj çik lajmet

645:Pse

2899: Po shikoj

Biseda nr.1804

Me datë 16:10.2017, ora 17:31:26, numri i telefonit 069 43 36 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 0695252 2894 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

289: Hë ore

645: Të orës tre e gjysëm

289: Jo ore jo, tani të orës 5-së

645:Da

289: Jo ore jo tani lajmin e fundit shikoje hajt.

Biseda nr. 1816

Me datë 16.10 ora 19:51:32 numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga Armand Koçerri është telefonuar nga numër 069 5252 289 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

645: Hë, alo

289: Po lehin ëë poshtë shpisë së xhaxhit, ore.

645” Ja se po vij unë, te diga jam.

289: Ee, ndaj të mora.

Biseda nr.1818

Me datë 16:10.2O17, ora 21:10:25, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga  Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 069 20 26 777 që përdoret nga bashkëipandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

645: Hë vlla

777: Ça bën o

645: Hic në shpi, çkemi

777: Do vish i çik nga Fredi

645: Mirë

Biseda nr.1888

Me datë 17.10. 2017, ora 21:51:44, numri i telefonit  069 4336645 që përdoret nga Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 0695252289 që përdoret nga e motra, me këtë përmbajtje:

645: Hë

289: Ça bërë ti

645: Hiç

289: Ka njerëz poshtë te ullinjtë

645: Kush ka

289: Po lehin ëë, nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ca po bëjnë, po ka njerëz poshtë te ullinjtë

Biseda nr.1890

Me datë 17.10.2017, ora 21:51:44, numri i telefonit 069 43 36 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrin 0695252289 që përdoret nga e motra, me këtë përmbajtje:

289: Tani pushuan ëë

645: Shiko iherë me dritë

 

Top Channel