“Koha e tij ka mbaruar”/ Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin: Ai nuk dëshiron të kthehet, tani fokusi është te lojtarët e rinj
Jose Mourinho ka komentuar deklaratat e Lamine Yamal për garën për Topin e Artë, ku sulmuesi i Barcelonës është shprehur se e meriton trofeun si lojtari më i mirë i botës.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Real Madridit ndaj Elches, Mourinho u pyet për deklaratat e Yamal, por zgjodhi të mos pozicionohej në debatin për çmimin individual.
“Nuk komentoj deklaratat e një lojtari. Respektoj të gjitha opinionet, por nuk jap opinionin tim”, u shpreh trajneri portugez.
Yamal, 19 vjeç, ka deklaruar së fundmi se sipas tij gara për Topin e Artë është mes tij dhe Kylian Mbappé, por se çmimi këtë vit duhet t’i takojë atij për shkak të trofeve dhe paraqitjeve të sezonit të kaluar.
“Si lojtari më i mirë në botë, mendoj se mund të jemi dy, unë dhe Mbappé, por mendoj se këtë vit do ta meritoja unë për atë që kam fituar”, është shprehur Yamal.
Deklaratat e talentit të Barcelonës kanë nxitur diskutime në Spanjë, ndërsa Mourinho ka preferuar të qëndrojë jashtë debatit dhe të mos komentojë kandidaturat për çmimin prestigjioz.
Topi i Artë do të jepet më 26 tetor në Londër, ndërsa Yamal dhe Mbappé konsiderohen ndër emrat kryesorë të garës.
Top Channel