Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë i drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e rregullores së GJKKO-së
Policia greke ka shpallur në kërkim Alket Rizain. Sipas autoriteve greke, Rizai duhet të ishte paraqitur në burgun Dhomokos mëngjesin e sotëm në orën 08:00 pasi i mbaronte leja e posaçme, por mbas incidentit të ndodhur në dy ditë më parë, ku rezulton se u përfshi në një sherr me badiguardët e një lokali, ai nuk u paraqit.
Policia raporton se identifikimi i tij u bë prej kamerave të sigurisë. Tashmë ai është në kërkim dhe policia greke ka shpërndarë alert për gjetjen e tij në gjithë rajonet policore të vendit si dhe në pikat hyrëse dhe dalëse të Greqisë me vendet e tjera.
Alket Rizai pritej të përfundonte dënimin brenda pak muajsh dhe do të ishte i lirë për të vazhduar jetën normale pas më shumë se 25 vitesh në burgjet greke.
Top Channel