Viti i ri shkollor/ Shkodra ndal rënien e numrit të nxënësve, rreth 15 mijë nisin mësimin
14/09/2026 16:05
Rreth 15 mijë nxënës u ulen këtë të hënë në bankat e shkollave në Shkodër, duke nisur vitin e ri shkollor.
Pas disa vitesh me një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve, këtë vit situata paraqitet më e qëndrueshme. Në sistemin publik, 780 fëmijë janë regjistruar në klasat e para, nga rreth 800 që ishin një vit më parë.
Të njëjtat shifra, rreth 780 nxënës, raportohen edhe për vitet e para të gjimnazeve, kundrejt rreth 800 nxënësve një vit më parë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Arsimit, këtë vit nuk raportohet mbyllje e asnjë shkolle në Bashkinë Shkodër.
Ndërkohë, në katër bashkitë e tjera të qarkut, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë-Arrëz, vijon një rënie e lehtë e numrit të nxënësve.
Top Channel