Inaugurimi i stadiumit të ri/ FSHF i kërkon qeverisë të miratojë ndryshimet ligjore para 17 nëntorit

30/10/2019 19:59

Çështja e zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës në stadiumin e ri të kryeqytetit, “Arena Kombëtare”, më 17 nëntor, nuk është më një çëshjte në diskutim. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tregon se ka filluar prej kohësh të bëhet gati protokolli i të ftuarëve.

Ndërkohë që përpara inagurimit të stadiumit të ri si vepra më e madhe sportive dhe publike e ndërtuar vitet e fundit në vend, ka një kërkesë tashmë edhe publike për kryeministrin, miratimin e ndryshimeve ligjore.

Ndërkohë që për ndeshjen me Francën pritet të shiten të gjitha 22.000 biletat, për ndeshjen me Andorrën, gjithashtu eliminatore e europianit dhe që luhet vetëm pak ditë më parë, janë shitur 8 bileta.

Presidenti Duka ka edhe një mesazh në lidhje me videon që qarkullon nga dita e djeshme në për rrjete sociale, ku shihet mënyra e dhunshme e sjelljes së trajnerit të Lacit U17, Ndue Tarazhi.

Endi Tufa

Top Channel