Werder Bremen mori një fitore të pastër me rezultatin 4-1 ndaj Heideinheim sfidë e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.

Seria e golave u hap  në minutën e 6-të nga mesfushori i  përfaqësueses Kosovare Milot Rashica i cili shënoi një gol mjaft të bukur me të djathtën. Në harkun kohorë të 12 minutave u realizuan dhe dy gola të tjera nga Leonardo Bittencourt dhe Davy Klaassen duke e çuar rezultatin në 3 me 0.

Pak minuta përpara përfundimit të pjesës së parë u shënua dhe goli i katërt nga Marco Friedl duke e thelluar dhe më shumë rezultatin.

Goli i shënuar nga modestët e Heideinheim me anë të Marc Schnatterer nuk ndryshoi asgjë pasi ndeshja përfundoi me këtë rezultat dhe ekipi i Werder Bremen kaloi më tej në tur.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel