Ishin ndërtuar për të tërhequr turistët, por duket janë tepër të frikshme, ndaj autoritetet kineze kanë vendosur t`i mbyllin të 32 urat, vendkalimet e platformat prej xhami që janë ndërtuar në provincën e Hebeit.

Kina është përpjekur t`i kthejë objekte të tilla në një magnet për vizitorët, por ndonëse ishin kaluar në heshtje, në to ka pasur një seri aksidentesh dhe të paktën dy vdekje.

Zhangjiajie në provincën e Hunanit, e cila ishte ura më e lartë dhe e gjatë prej qelqi në botë kur u hap në vitin 2016 – u prit me mjaft entuziasëm. Megjithatë, në fillim të këtij viti, një turist humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi ranë nga një rrëshqitëse qelqi në rajonin e Guangxi-së, duke ngjallur shqetësim mbi sigurinë e urave të tilla.

Shiu e kishte bërë xhamin tejet të rrëshqitshëm, ndaj burri u përplas e fluturoi në ajër duke marrë goditje të rënda në kokë. Me herët gjatë këtij viti, qeveria u kishte bërë thirrje autoriteteve lokale të turizmit që të bënin një “vlerësim” të përgjithshëm të sigurisë në të gjitha urat e qelqta të vendit.

Irida Vasia

Top Channel