Reali i Madridit ka bërë detyrën mbrëmjen e sotme ndaj Leganesit, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0 dhe duke mbajtur ritmin e Barcelonës kryesuese në kampionatin spanjoll.

Të freskët për shkak të pushimit në fundjavë (u shty El Classico), të besuarit e Zidane e nisën me mjaft vrull takimin dhe zhbllokuan rezultatin me Rodrygo në minutën e 7’ e dyfishuan pak sekonda më vonë me anë të gjermanit Toni Kroos.

Në minutën e 24-t ishte kapiteni Sergio Ramos që shënoi golin e tretë me penallti, ndërsa në pjesën e dytë në listën e golshënuesve e shënuan emrin edhe sulmuesit Karim Benzema e Luka Jovic.

Në takimet e tjera, Betis mposhti 2-1 Celta Vigon, Valencai e Sevilla u ndanë në barazim 1-1 dhe Athletic Bilbao triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Espanyolit.

Top Channel