Nuk është në planet e Maurizio Sarrit, sulmuesi pranë largimit në janar

30/10/2019 18:38

Mario Mandzukic po kalon sezonin më të keq që kur është transferuar në Torino. Kroati nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, madje nuk stërvitet me ekipin. Për këtë arsye largimi i tij në janar duket thjesht një formalitet. Ka shumë ekipe që dëshirojnë shërbimet e 33- vjeçarit, me Manchester United që janë duke studiuar situatën dhe mund të hidhen në sulm për shërbimet e tij.

Sipas gazetave Italiane, drejtuesit e Juventusit janë takuar me drejtuesit e “Djajve të kuq” dhe mësohet se kanë vendosur çmimin e lojtarit.

Ekipi torinez kërkon 5 milion euro për shërbimet e kroatit  dhe nuk pranon formula huazimi por dëshiron ta largojë lojtarin me titull përfundimtar. Kjo shifër nuk është problem për arkat e United dhe gjasat janë shumë të mëdha që në janar ta shikojmë sulmuesin në “Old Traffort”.

Top Channel