Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Tiranë, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është bërë zyrtar pas njoftimit të publikuar edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në korrik të 2018-s, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta shkarkonte  nga detyra Metallën pas gjetjeve se ai kishte kryer një sërë transaksionesh fiktive me qëllim përfitimin e padrejtë të një kredie të butë, ndërkohë që gjyqtari nuk mori përsipër edhe barrën e provës për pasuritë e vëllait.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KPK-së.

Ervin Metalla ishte kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Top Channel