Befason Jose Mourinho, shumë shpejt mund të shohim në drejtimin e një ekipi anglez

30/10/2019 21:24

Radha e skuadrave për të nënshkruar me Jose Mourinho duket e gjatë. Tekniku ka zgjuar interesin e Tottenham, Real Madridit, por së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur dhe Arsenal. “Topçinjtë” nuk kanë bërë paraqitje të mira javët e fundmit dhe e ardhmja e trajnerit Unai Emery është vendosur në pikëpyetje.

Në rast të një shkarkimi të mundshëm të spanjollit emir i parë  në listën e drejtuesve të Arsenal qëndron pikërisht Special One. Luzitani është në pritje të telefonatës së Florentino Perez në rast të një shkarkimi të Zinedine Zidane por nuk e përjashton mundësinë për tu ulur në stolin e ekipit londinez.

Luzitani është në pritje të ofertave por një gjë duket e sigurt, shumë shpejt teknikun do ta shohim përsëri nën drejtimin e një ekipi.

Top Channel