Qeveria shqiptare anullon dhuratën për UNESCO, “Ngjallja e Llazarit” qëndron në Shqipëri

30/10/2019 19:04

Një vit më parë qeveria shqiptare kishte vendosur që t’i dhuronte UNESCO pikturën Ngjallja e Shën Llazarit, por këtë të mërkurë ky vendim i anullua.

Piktura do t’i dhurohej UNESCO me rastin e 60 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Ikona “Ngjallja e Shën Llazarit” sapo ishte restauruar dhe nga qeveria u mendua të bëhej dhuratë. Tani qeveria vendos që piktura të qëndrojë në Shqipëri.

Top Channel