E hënë, 14 Janar 2019
23:01
Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi, Milo në “Open”: Ja pse Rama dhe Meta s’kanë asgjë në dorë

Debati për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ishte një nga temat e diskutuara sonte në Open. Në një kronikë, moderatorja solli në kujtesë deklaratën e Ramës dhënë në shtator të vitit të kaluar pak muaj më parë. Rama tha asokohe se: “Kam ndjesinë e fortë që jemi para një shansi historik”.

22:58
City triumfon dhe ruan ritmin e Liverpoolit

Në sfidën e fundit të javës së 22-të të Premier Leagues, Manchester City mposhti Wolvesin me rezultatin e pastër 3-0, duke ruajtur ritmin e Liverpoolit kryesues të renditjes.

22:20
Tenderi për Unazën e Re, ARRSH: PD spekulon, janë të njëjtat standarde

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar kundër pretendimit të PD se ARRSH ka ndryshuar kriteret për të favorizuar firmën “Gjoka Konstruksion”, në lotin e parë të Unazës së Madhe, që shtrihet nga Pallati me shigjeta te ish-rrethrrotullimi “Shqiponja”.

21:56
Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni, firmos Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit ka firmosur Ligjin për gjuhët. Ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në Gazetën Zyrtare menjëherë hyn në fuqi.

21:50
“Open”/ Ylli Manjani: Kushtetuta ndalon Ramën të jetë ministër i Jashtëm

Tema e emisionit “Open” këtë të hënë i është dedikuar eventit më të rëndësishëm politik të ditës, vetëemërimit si ministër i Jashtëm i kryeministrit Rama. Por në një lidhje telefonike ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e vë në diskutim nëse Kushtetuta e lejon ose jo që një gjë e tillë të ndodhë.

21:28
“Open”/ Peza: E gjithë opozita e dashur sot me Bushatin, harrojnë çfarë kanë thënë

Beteja politike mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta arriti kulmin me refuzimin që ky i fundit bërë ndaj emërimit të Gent Cakaj, si ministër i Jashtëm dhe dekretimin e shkarkimit të Bushatit si ministër i Jashtëm.

21:21
Rama cilëson “kazan” Zërin e Amerikës, reagon Basha: Akt i turpshëm

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të Zërit të Amerikës, që denoncoi “farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama”.

21:05
Gazetarja e Top Channel: Vlora po zien, policia merret me statistikat e kundërvajtjeve rrugore

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në profilin e saj në Facebook, për atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës, ku mbetën të plagosur dy persona, ndërsa ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e atentatorëve.

20:42
Fiks Fare/ Skandali i kolaudimit në Korçë, 3 000 lekë për të kaluar makinën

Fiks Fare solli skandalin e radhës, atë të një tjetër rasti ryshfeti. Mjaftojnë 3000 lekë të marrësh kolaudimin pa e vrarë mendjen nëse është apo jo në parametrat e duhura mjeti.

20:30
“Ftesë në Pesë”/ Ish-Missi bën deklaratën e papritur: Në adoleshencë të gjithë kemi flirtuar me…

Modelja simpatike Atalanta Kërçyku ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi deklaratën e bujshme të shkrimtarit francez Yann Moix mbi dashurinë dhe moshën e grave.

19:57
Grabitja në Shkozet, e organizuar mirë

Grabitja e biznesmenit në Shkozet të Durrësit ishte e mirëplanifikuar nga autorët e saj, të cilët prej të paktën 4 muajsh ishin vënë në ndjekje të tij.

19:51
Rama: Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të Zërit të Amerikës, që denoncoi “farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama”.

19:49
Tabaku: Punësimet partiake i kushtojnë 140 milionë euro Buxhetit!

Pak pas publikimit nga Zëri i Amerikës të disa përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko, deputetja e PD, Jorida Tabaku reagoi me anë të një postimi në Facebook, duke theksuar se punësimet partiake i kushtojnë 140 milionë euro buxhetit të shtetit.

19:47
Bojkoti, aleatët të ndarë. Vasili e Ndoka: Marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin

Aleatët e demokratëve janë të ndarë sa i takon marrëdhënies me Kuvendin. Lëvizja Socialsite për Integrim dhe demokristianët nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me republikanët sa i takon rikthimit të normalitetit parlamentar.

19:00
Surprizon gazetarja e njohur: Unë jam si Jennifer Lopez, kam të dashurin 7 vjet më të vogël se vetja

Gazetarja e njohur Zhaklin Lekatari ka qenë pjesë e panelit të diskutimit të sotëm në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

18:53
Salianji: Hetimi i dosjes 339 çon në arrestimin e Ramës

Partia Demokratike ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga Zëri i Amerikës të një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko, ku thuhet se punësimet në burgje bëheshin me urdhra dhe ndërhyrje të zyrtarëve të PS-së.

18:51
Rabiot, 15 milionë euro larg Barcelonës

Aktualisht mesfushori i talentuar francez nuk aktivizohet më nga trajneri Thomas Tuchel pasi Rabiot ka vendosur të mos rinovojë me PSG.

18:41
Zëri i Amerikës: Konkurset publike në burgje, fushatë punësimi për zyrtarët e PS

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.

17:53
Atentat me armë në Vlorë, një i plagosur

Një person ka mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.

17:41
Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në hyrje të Konispolit.

17:34
Rifillojnë reshjet e borës. Disa zona të vendit ende në darën e acarit

Në veri dhe verilindje të vendit kanë rinisur reshjet e dëborës. Një i sëmurë që është transportuar për më shumë se dy orë nga Zall Dardha në krahë, nuk ka mundur të shpëtojë.

17:23
Modelja britanike nuk di të ndalet (FOTO)

Pushimet për Demi Rose duket se nuk kanë fund.

17:16
Greqi, kapen dy vëllezërit shqiptarë të arratisur nga burgu

Ka përfunduar arratia e Elvis dhe Leonard Pepës, dy shqiptarëve që mundën të ikin nga burgu famëkeq i Koridhalos në fillim të këtij viti.

17:15
“Unaza”, PD: Ja si u favorizua “Gjoka Konstruksion”

Partia Demokratike ka publikuar të tjera dokumente, sipas të cilave, thellojnë akoma më shumë skandalin e ARRSH-së me aferën e Unazës së Madhe.

17:14
Reshjet e borës në Dibër, prefekti mbledh Shtabin e Emergjencave

Prefekti i Dibrës mbledh Shtabin e Emergjencave. Drejtuesit e institucioneve kryesore dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve raportuan në lidhje me situatën dhe masat e marra për përballimin e situatës.

16:53
Top Talk/ Këlliçi flet për kthimin e PD-së në Parlament

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi foli në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja mbi mundësinë e kthimit në Parlament të Partisë Demokratike.

16:48
Luçiano Boçi: Rama mashtron, numri i bursave për studentët u ul

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PD, Luçiano Boçi akuzon se kryeministri Rama gënjen kur thotë se vëmendja e qeverisë së tij është për të mbështetur me bursë ata që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike.

16:38
Top Talk/ Përplasje civile për rrëzimin e Ramës? Këlliçi: Kryeministri duhet rrëzuar me…

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi, u shpreh se kryeministri Edi Rama “duhet rrëzuar me çdo mjet paqësor dhe çdo formë paqësore”.

16:20
Top Talk/ Këlliçi: FRPD, prezente në protestë, por…

Belind Këlliçi, kryetar i FRPD-së, deklaroi në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se FRPD-ja është prezente në protestën e studentëve, por kurrë nuk ka tentuar për ta marrë atë.

16:03
Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në Ndroq

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve në Ndroq, duke zgjidhur një problem disavjeçar të banorëve të kësaj zone.

16:00
Rama: T’i garantohet mësimi shumicës që po pengohet brutalisht

Kryeministri Edi Rama përshëndeti në Twitter “deklaratën e Senatit Akademik të UT”, duke uruar që “t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht”.

15:50
Lindje/ Perëndim – Irani, sfida e madhe e Perëndimit

17 vjet me parë, George W.Bush përdori termin “bosht i së keqes” për të ngërthyer brenda një shprehjeje të vetme tre vende: Iranin, Irakun dhe Korenë e Veriut, të armatosur siç tha ai asokohe me qëllimin të trazojnë paqen botërore.

15:27
Nesër dita më e ftohtë. Temperaturat do të shkojnë deri në…

90% e territorit shqiptar është mbuluar nga reshje shiu dhe dëbore. E marta do të jetë dita më e ftohtë e javës, me temperatura që do të zbresin deri në -14 gradë celcius. Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje bore në kryeqytet.

15:19
Greqia përgjigjet për Klement Balilin. Vijnë provat e reja për “Eskobarin e Ballkanit”, së shpejti mbyllen hetimet

Prej dy vitesh, Klement Balili vazhdon ta kthejë duarbosh policinë gjatë aksioneve të dështuara për arrestimin e tij, megjithatë, javët e ardhshme sfida e radhës nuk do të jetë për uniformat blu, por për prokurorinë.

15:09
BE dhe OSBE: Jo bojkot!

Edhe pse reforma zgjedhore dështoi të kalonte me konsensus vitin që shkoi, BE dhe OSBE nuk janë dorëzuar.

14:59
Lutja e eurodeputetëve drejtuar britanikëve: Ju lutemi, qëndroni në BE

“Britanikë, ju lutem qëndroni!”. 100 deputetë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar një letër Britanisë së Madhe me këtë mesazh të thjeshtë. “Ne ju lutemi që, për interesin e brezit të ardhshëm, ta mendoni edhe njëherë daljen nga Bashkimi Europian”.

14:54
Courtney Stodden tregon shëndetin (Foto)

Courtney Stodden i lë shumë pak vend imagjinatës në foton e fundit të postuar në Instagram.

14:45
Punonjës të Ministrisë së Arsimit në fakultete. Do u shpjegojnë studentëve VKM-të e qeverisë

Besa Shahini, zv/ministre e Arsimit dhe e dekretuar si ministre në këtë institucion, tha se 54 punonjës nga Ministria e Arsimit po asistojnë studentët nëpër fakultete për t’i shpjeguar VKM-të e qeverisë për tarifat dhe bursat.

14:29
Plagosi 14 persona në Pire, vritet shqiptari në burgun grek

Burgu i Koridhalos në Athinë është kthyer në një “vatër vdekjesh” për shqiptarët. Këtë të hënë një bashkëkombës, i identifikuar si Albert Bako është vrarë brenda ambienteve të burgut.

14:26
Padia për shpifje, Gjykata e Tiranës përfundon çështjen Balla-Basha. Pritet vendimi…

Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e padisë për shpifje të kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kundër liderit demokrat Lulzim Basha.

14:25
“Australian Open”, Murray mbyll karrierën pas eliminimit

Turneu i parë “Grand Slam” i vitit në tenis, “Australian Open” nisi me një surprizë. Andy Murray u eliminua që në raundin e parë të turneut që zhvillohet në Melbourne.

13:56
Fshatrat e Rrogozhinës, me rrugë të prishura. Banorët kërkojnë investime

Nuk është më shumë se 1.5 km larg detit, por mungesa e rrugës ka bërë që këto fshatra të mbeten si në mesjetë.

13:42
Tenderi, PD denoncon: Rama ka paracaktuar fituesin

Partia Demokratike denoncon se projekti për “Unazën e re”, edhe pas ritenderimit për shkak të mashtrimit që u kap me fituesin e parë, është i paracaktuar.

13:42
Tenderi për lotin e parë të Unazës, oferta nga 6 kompani

Pas anulimit për shkak të skandalit me kompaninë “Dunwell Haberman”, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi sërish tenderin për lotin e parë të “Unazës së re” të Tiranës.

13:25
Korçës i shtohet dhe një muze, ai i Gjon Milit

Qytetit të Korçës i është shtuar dhe një muze i ri, ai i fotografit të njohur botëror Gjon Milit.

13:20
Australi, miliona peshq ngordhin nga moti i nxehtë

Thuajse një milion peshq kanë ngordhur në brigjet e një sistemi të rëndësishëm lumenjsh, në Australinë e përfshirë nga thatësirat, e autoritetet paralajmërojnë se fenomeni nuk do të mbarojë me kaq.

13:13
Pa pantallona në tren, në 60 qytete të botës (Foto)

Me qindra udhëtarë në Londër, Berlin dhe Pragë hoqën pantallonat dhe bënë udhëtimin e përvitshëm gjysmë të zhveshur, “No Pants Ride”.

13:08
Wake Up/ Klajdi Musabelliu, dedikim për Tiranën me të mirat dhe të këqijat e saj

Këngëtari dhe kompozitori , Klajdi Musabelliu është rikthyer në Tiranë.

13:06
Wake Up/ Klajdi Musabelliu: Pas këngës, pasioni im filmat vizatimor

I ftuar në ” Wake Up”, Klajdi Musabelliu përveç muzikës u shpreh se prej shumë vitesh, dublimi i filmave vizatimor është një tjetër pasion i tij.

12:55
Macron, letër drejtuar popullit për të zbutur zemërimin

Emmanuel Macron ka nisur një debat kombëtar dymujor në Francë, me një letër të hapur drejtuar vendit.

12:46
Ancelotti mbyll çështjen “Hysaj”: Qëndron te Napoli

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka vendosur të dalë publikisht e të flasë hapur në lidhje me çështjen Hysaj, e cila ditë pas dite po e nxirrte mbrojtësin kuqezi jashtë skuadrës napolitane.

12:43
Meta: Jo më “fake state”, Shqipëria e para

I përmendur sërish këtë të hënë, në vazhdën e shumë “cicërimave” të shkëmbyera me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, Presidenti Meta ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Rama.

12:43
Tomas Guidara, një argjentinas për mbrojtjen kuqezi

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Christian Panucci vazhdon mbikëqyrjen dhe zbulimin e elementëve të rinj, që mund të jenë një opsion për skuadrën në Kualifikueset e ardhshme të Europianit.

12:39
Kaçe, i pafat. Godet nga 30 metra, topi ndalet nga shtylla

Mesfushori kuqezi i Panathinaikosit, Ergys Kaçe ka qenë i pafat në ndeshjen e kësaj jave.

12:35
Agolli mbyll pas 9 vitesh bashkëpunimin me Karabakun

Ish-kapiteni kuqezi, Ansi Agolli është në prag të mbylljes së karrierës së tij futbollistike te skuadra e Karabakut, në Azerbajxhan, me të cilën është aktivizuar për 9 vite.

12:20
Tarifat e studimit, Ahmetaj: Kush e ka paguar të plotë, i kthehen paratë

Arben Ahmetaj, ministri i shkarkuar në detyrë i Financave ka sqaruar studentët në lidhje me tarifat e reja në fakultete. Në një dalje për mediet këtë të hënë, ai foli edhe për bursat, të cilat përfitohen nga studentët me mesatare mbi 9.

12:20
Wake Up/”Dhuro një inkubator”, nisma e Erilda Duzhës për të shpëtuar foshnjat premature

Me mungesën e inkubatorëve u përball edhe Erilda Duzha, një nënë e re 25 vjeçare nga qyteti i Beratit e cila sot në fakt gëzon jetën e dy binjakëve të saj të cilët arritën që t’ia dilnin mbanë.

12:18
Wake Up/ Si ndryshojnë pensionet në 2019. Ja risitë në procedura!

Nga data 1 janar 2019 pensionet llogariten në bazë të koeficentëve të rinj.

12:15
“Rally Dakar”, Loeb fiton një tjetër etapë

Etapa e 6 e “Rally Dakar”, Arequipa-San Juan de Marcona, 838 km e gjatë, ishte shumë e komplikuar për pilotët pjesëmarrës, por në fund ishin më të mirët që spikatën.

12:09
Tre viktima nga i ftohti, në Pogradec, Shkodër dhe Durrës

Të tjera viktima i janë shtuar listës tragjike të pasojave të të ftohtit në vendin tonë.

11:51
Rama, edhe ministër i Jashtëm si Tsipras. PS do ta çojë çështjen në Kushtetuese

Kryeministri Rama do të mbajë edhe postin e ministrit të Jashtëm, derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese për zgjidhur konfliktin institucional mes tij dhe presidentit Meta. Rama e zyrtarizoi vendimin me një njoftim në Twitter.

11:50
“Në shtëpinë tonë”/ Ja 5 mënyrat si të gatuani lakrën

Emisioni “Në shtëpinë tonë” sjell sot 5 mënyra se si të gatuani një ndër produktet e stinës, lakrën.

11:36
Mjeti i rëndë humbet kontrollin në Tiranë-Durrës, përplaset me barrierën (Foto)

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës, në kahun lëvizës nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit.

11:25
“The Guardian”: Shqiptarët, “mbretërit” e kokainës

“The Guardian” e Londrës, një nga gazetat më të lexuara në Britani dhe në botë, në një shkrim të gjatë analitik për shtrirjen e mafies shqiptare të drogës shkuan se, “nga portet e Europës deri në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal tashmë komandon tregtinë me vlerë 5 miliardë stërlina të drogës në Britani”.

11:11
May: Mbështesni marrëveshjen. Nëse s’ka Brexit, zhgënjejmë popullin britanik

Kryeministrja britanike, Theresa May paralajmëroi të hënën deputetet që kanë vendosur të refuzojnë planin e saj të divorcit me BE-në, duke thënë se mosrealizimi i “Brexit”-it do të ishte një katastrofë për demokracinë britanike.

11:09
Vitrina e librit/ Libri i Baltimorëve nga Joel Dicker

Në qendër të romanit është një shkrimtar amerikan, në ndjekje e sipër të një vepre që do t’i japë atij famë dhe sukses.

11:06
Vitrina e librit/ Shtëpia e fëmijëve në Reindeer Woods nga Kristin Omarsdottir

Një libër mbushur me absurditete njerëzore.

11:05
Poloni, qëllohet me thikë kryebashkiaku i Gdanskut, rrezikon jetën

Kryebashkiaku i qytetit polak, Gdansk, Pawel Adamowicz është therur me thikë teksa po merrte pjesë në një koncert bamirësie, e tani është në gjendje kritike.

11:03
Vitrina e librit/ Të çmendesh pas të bukurës

Pak kohë më parë, rrëfejnë se një vizitor në Galerinë Uffizi të Firences, një nga muzetë e artit më të njohur të botës, ndërsa sodiste i cartur Lindjen e Venusit të Botticellit, ikonën e Rilindjes Europiane, befas ndjeu një shtrëngim në zemër.

10:58
Romë, përplasje për monedhat e shatërvanit të Trevit

Një mosmarrëveshje ka shpërthyer mes kryebashkiakes së Romës dhe Kishës Katolike romane, në lidhje me atë që do të ndodhë me monedhat e marra nga shatërvani i Trevit.

10:56
Vitrina e librit/ Kopertinat e reja: “Globalizimi dhe vetëdija kulturore” dhe “Duke përjetuar këngën labe”

Kopertinat e reja të kësaj jave janë “Globalizimi dhe vetëdija kulturore” dhe “Duke përjetuar këngën labe”.

10:50
Durrës, gjendet i pajetë një endacak (Foto)

Një endacak është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në zonën pranë portit, në qytetin bregdetar të Durrësit.

10:39
Heroizmi i pilotit, shpëtohet alpinistja në malin e Çikës (Video)

Një alpiniste 31-vjeçare, e gjendur në situatë tejet të vështirë shëndetësore për shkak të pësimit të një traume kranike, VLC të fytyrës dhe traume të baçinit, teksa ndodhej për alpinizëm në malin e Çikës, ka shpëtuar për fat të mirë si pasojë e ndërhyrjes në kohë rekord të një ekipi special mjekësor.

10:31
“Internship” në Bashkinë e Tiranës, Veliaj certifikon 16 të rinj

Të rinjtë që kanë mbaruar studimet e larta në nivelin “Bachelor”, “Master Profesional” ose “Master Shkencor”, të grupmoshës deri në 28 vjeç, patën mundësi që ta nisin karrierën e tyre me një eksperiencë pune tremujore në Bashkinë e Tiranës.

10:30
Fier, të shtëna drejt një lokali gjatë natës

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar gjatë natës në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit.

10:13
Vjedhja në Pashaliman, gjykata lë në burg 4 ushtarakët e dyshuar

Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 ushtarakët e arrestuar për grabitjen në bazën ushatarake të Pashalimanit.

10:01
NBA, Curry nuk përmbahet, Golden State mposht Dallasin

Kur Stephen Curry vendos të japë maksimumin në parket, është e vështirë që ta ndalësh. Kjo ndodhi edhe në ndeshjen mes Golden State dhe Dallasit, me skuadrën kampione që fitoi 119-114 falë spektaklit të dhuruar nga ylli i saj, që e mbylli takimin me 48 pikë, 33 nga të cilat i shënoi me gjuajtjet nga distanca, përfshi këtu edhe gjuajtjen e kryer 42 sekonda nga fundi i ndeshjes.

09:54
Rinisin reshjet e borë në Shkodër, problem mbeten fshatrat e bllokuar

Në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm kanë rinisur reshjet e borës por me intensitet të ulët. Situata paraqitet e normalizuar në rrugët nacionale .

09:25
Borë sërish në Dibër, rreth 30% e fshatrave janë të bllokuar

Rinisin reshjet e dëborës ne Dibër dhe si pasojë rreth 30% e fshatrave janë të bllokuar.

09:20
Kurdët, Trump kërcënon Turqinë: Do ta shkatërroj ekonomikisht

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do ta shkatërrojë ekonomikisht Turqinë, nëse ajo sulmon forcat kurde në Siri, pas tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane.

08:21
Pogradec, kishte shkuar për të marrë ushqime, vdes nga i ftohti 53-vjeçari

Një tjetër viktimë është shënuar nga i ftohti në Pogradec.

08:15
Vrasje e trefishtë në Tiranë. Dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe veten

Tirana u “zgjua” të hënën nga një krim i rëndë. Bujar dhe Xhevaire Mataj, burrë e grua, 63 dhe 52 vjeç, u vranë në banesë nga dhëndri i tyre, i cili më pas vrau edhe veten.

E diel, 13 Janar 2019
23:02
Festivali i deveve në Indi

Festivali i deveve në Bikaner të Indisë është një kremtim i rrallë që i shton ngjyra e hare kulturës së rajonit të Raxhastanit.

22:40
Studentët e ngujuar nuk dorëzohen: Protesta do vazhdojë!

Grupi i studentëve që është ngujuar te Fakulteti Ekonomik, nuk ka ndër mend të dorëzohet. Pas një mbledhje mbrëmjen e sotme te ‘Ekonomiku’ përmes një deklarate njoftuan se protesta do të vijojë.

22:31
AfD kushte BE-së: Në të kundërt Gjermania del nga Unioni

Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD do të bëjë fushatë për daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Europian.

22:15
Kërcënoi Haradinajn, 30 ditë burg për të dyshuarin si terrorist

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka pranuar një kallëzim nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, kundër të pandehurit B.E. për shkak të kryerjes së veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

22:06
TopAwards/ Flori, Ghetto Geasy dhe Bruno rimarrin kreun

Që në momentet e para të publikimit, ky bashkëpunim premtoi shumë dhe fansat e treshes së njohur Flori, Ghetto Geasy dhe Bruno, nuk u zhgënjyen aspak.

21:58
PS mbledh asamblenë në Greqi, Balla: Jemi e vetmja parti që garon për 61 bashki

Partia Socialiste mblodhi në Athinë Asamblenë e të gjitha degëve të saj në Greqi. Në këtë mbledhje ishte prezent Sekretari i Përgjithshëm, i PS-së, Taulant Balla, i cili tha se tashmë kjo forcë politike ka nisur organizimin elektoral për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

21:49
Messi, 400 gola në La Liga

Që pas barazimit 1-1 në “Wanda Metropolitano” me një rivat direkt si Atletico Madrid, Barcelona njeh vetëm fitore në La Liga.

21:42
“Brazili nuk është më toka e banditëve”, drejt ekstradimit Cesare Battisti

“Brazili nuk është më toka e banditeve. Matteo Salvini, një dhuratë e vogël po të vjen”: Përmes këtij mesazhi në twitter, ligjvënësi Eduardo Bolsonaro, përshëndeti arrestimin e ish-militantit të shumëkërkuar Italian, Cesare Battisti, të cilin babai i tij, presidenti i ri i Brazilit, Jair Bolsonaro është betuar ta ekstradojë.

21:30
Bayern fiton Kupën e parë të 2019-s

Bayern Munich fitoi trofeun e parë të viti 2019, pas një turneu miqësor ku u imponua në finale ndaj Borussia Mönchengladbach.

21:20
Kabuli thahet për ujë; Vendasit nisin të gërmojnë për puse sa më thellë

Mungesa e reshjeve, shtimi i popullsisë dhe shpërdorimet i kanë çuar drejt tharjes basenet ujore të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

20:57
Artet marciale; Në Durrës stërviten edhe vajzat

Temperaturat e ulëta të dimrit nuk e kanë penguar Anilën që të ushtrojë një sport të preferuar për të, mundijen, një miks mes mundjes dhe takekuondo.

20:43
Gjermania në recesion? Korrigjohet disa herë prognoza e ekonomisë së vendit lider të BE

Gjermania është konsideruar për një kohë të gjatë si ekonomia më e fuqishme e europës, por shenjat se edhe ajo është duke e humbur hovin e saj, janë shtuar gjithmonë e më shumë duke bërë që sot të përmendet mundësia e recesionit.

20:24
Mandarinat hidhen në kanal; Prodhimi në Urën vajgurore shkon dëm për shkak të rrugës

Prodhimi i mandarinave në fshatin Hinke të Urë Vajgurore po shkon dëm, duke përfunduar në kanal, për shkak se mungesës së rrugës që lidh zonën me rrugën kryesore.

20:21
Greqi, 27-vjeçari shqiptar kapet me 53 kilogramë kanabis

Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar në Egjio të Ahaias, në Greqi, pasi në automjetin e tij u gjet një sasi prej 53 kilogramësh lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa.

19:56
‘Djajtë e Kuq’ fitojnë në Londër, vendos goli i Rashford

Manchester United fitoi 0-1 në një transfertë të rëndësishme në kampionatin anglez të futbollit, ndaj një rivali direkt për një vend në Ligën e kampioneve.

19:44
Të izoluar nga dëbora; Në fshatrat e Bulqizës banorët ecin për orë të tëra në këmbë

Pas reshjeve të dendura të dëborës që zgjaten 4 ditë në Bulqizë, shume fshatra vazhdojnë të mbeten të izoluara. Pjesa më e madhe rrugëve në Fushë Bulqizë, Zerqan, Martanesh, Shupenze, Ostren, Trebisht ende janë bllokuara.

19:15
Ish komandantët e UÇK në Hagë; Lushtaku dhe Mustafa do të intervistohen nga Prokuroria Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku është nisur drejt Hagës nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, e pak pas tij, të njëjtën rrugë mori edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Rustem Mustafa.

19:07
Regjimi i ri fiskal, kryeministri Rama vijon vizitat në biznese

Pjesë e bizneseve që përfitojnë nga regjimi i ri fiskal dhe ulja e tatimit-fitimit, është edhe kjo pastiçeri me pronar italian, që është zhvendosur në Shqipëri, ku shkoi për një vizitë edhe Kryeministri Rama.