Lumi Gjanica nuk do ta përmbysë më qytetin e Fierit.

Pas pastrimit dhe sistemimit të shtratit të lumit në të gjithë gjatesinë që përshkon mes për mes qytetin, prej dy muajsh ka filluar puna për pastrimin e Gjanicës deri në grykëderdhje të saj. Punonjësit e bordit të kullimit kanë filluar të ndërhyjnë aty ku Gjanica bashkohet me lumin Seman. Pastrimi dhe thellimi i shtratit të lumit do të bëhet në një gjatësi prej 4 km, ndërsa deri tani kanë perfunduar rreth 1.5 km.

Punimet për pastrimin e Gjanices, janë mbështetur edhe nga banorët e shumtë që kanë shtëpitë pranë shtratit të lumit, megjithë dëmet që u janë shkaktuar në pronat e tyre. Ndërkohe, ka ende subjekte apo familjarë të papërgjegjshëm që vazhdojnë të hedhin mbeturina në shtratin e lumit.

Pastrimi i shtratit të lumit Gjanica do të përfundojë përpara se të fillojnë reshjet e stinës së dimrit. Shqetësim për përmbytjen është ngushtimi i shtratit të lumit Seman, në urën që është ndërtuar në by-pass-in e Fierit.

Top Channel