Dy vrasjet të mbetura pa autorë për shumë kohë, janë zbardhur tashmë nga Policia.

Bëhet fjalë për vrasjen e biznesmenit Arben Beqirajt në Vlorë, krim për të cilin Policia ka arrestuar shtetasin Eduart Xhezo, një person, që Policia e konsideron me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I akuzuari për vrasjen e Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij Egert Beqiraj dhe plagosjen e Nesim Hodajt u arrestua nga Policia e Durrësit mëngjesin e kësaj të mërkure, ndërsa prej prej ditësh ishte në ndjekje.

34 vjeçari ishte duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nën efektin e lëndëve narkotike. Ai nuk I është bindur urdhrit të Policisë, por ra në pranga pas ndjekjes dhe bllokimit të rrugës në Shkozet.

Xhezo ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis dhe dy karta identiteti me iniciale A. S., dhe S. J.. Pas verifikimit të bërë karta e identitetit me emër A. S. rezultoi e falsifikuar, pasi fotografia në kartë i përkiste shtetasit në kërkim Eduart Xhezo, 34 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërsa krimi i dytë i zbardhur nga Policia së fundmi është ajo e Eri Zefit. 34 vjeçari Eri Zefi u ekzekutua për gjakmarrje në datën 2 tetor ne zalle xhuxhe te Mirditës. Pas hetimeve në disa pista, Policia bëri të mundur identifikimin e vrasjes. Ai është Gjovalin Alia, i njohur edhe si mik i viktimës.

Eri Zefi u vra për gjakmarrje, ndërsa u dyshua në momentin e parë të krimit se ai ishte marrë peng fillimisht dhe pas vrasjes trupi u gjet në një kanal larg qendrave të banuara.

Por kalimtarë të rastit gjetën trupin e tij të pajetë dhe pas një muaji policia bëri të mundur identifikimin e autorit dhe shpalljen e tij në kërkim.

Top Channel